Loading...

Interi synon mbrojtesin shqiptar

hysaj1.jpg

E përditshmja italiane “Tuttosport” raporton se Marota dhe Auzilio kanë piketuar emrin e mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj, si zëvendësuesin më të mundshëm të Sime Vrsajlko. Nënkampioni i botës me Kroacinë nuk ka bindur në këto muaj të parë me zikaltërit, pasi ka shfaqur vazhdimisht probleme fizike dhe blerja për 17,5 milionë euro e kartonit të tij nga Atletiko Madrid në fund të sezonit nuk është më e sigurt. Objektivi i parë kishte qenë Darmian, por atë do ta rrëmbejë shumë shpejt Juventusi, ndaj janë kthyer sytë drejt Hysajt, i cili ka përfunduar në stol te Napoli. Klubi aktual i futbollistit të kombëtares i ka vënë një çmim të lartë kartonit të tij, 50 milionë euro, por De Laurentis me shumë siguri do të pranojë ulje vetëm për të hapur një linjë bisedimi me Suning, pasi deri tani napolitanët nuk kanë bërë asnjë marrëveshje me klubin zikaltër.

Komentet
Top