Loading...

Investim i ri në Zonën Ekonomike Tetovë, pritet të punësohen mbi 100 persona

0-32.jpg

INVESTIM I RI NË ZONËN EKONOMIKE

Pritet të punësohen mbi 100 persona

Investim të ri Holandez në Zonën Ekonomike Industriale në Tetovë paralajmëroi sot Zëvendëskryeministrit për çështje Ekonomike Koço Angjushev dhe Ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë vizitës në këtë zonë. Gjatë kësaj vizite ata janë njohur për së afërmi me kushtet dhe punën e kësja zone, ndërsa është bërë e ditur se shumë shpejt në këtë zonë do të vjen një investim I ri ku pirtet të punësohen mbi 100 persona.

Mbi 7 milionë euro do të jetë investi i ri me kapital të përzier Holandezo Maqedon i kompanisë GlaS PleKS ku priten të punësohen mbi 100 persona. Siç njoftoi Zvkryeministri Koço Angjushev ky vendim është marrë në seancë qeveritare.

Tonikisht:

Kemi marrë vendim në qeveri për një investim të ri në këtë zonë. Bëhet fjalë për Glas Pleks kompani me capital holandezo-maqedon. Ata do të investojnë 7 – 8 milion euro, sa është investimi me mbi 100 të punësuar dhe praktikisht me këtë shpresojnë se kjo zonë teknologjike zhvillimore do të ketë një zhvillim më intenziv. Vlerësojmë se me udhëheqësinë e ZIZHT, sic u informuam ka shumë kompani të interesuar që dëshirojnë të investojnë duke pasur parasysh ligjin e ri për përkrahje të investimeve.

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi nga ana e tij ftoi të gjithë kompanitë që të investojnë në Maqedonisë duke i thirrur në klimën e mirë për biznes që ofron qeveria.

Tonikishtë: Kreshnik Bekteshi – Ministër i ekonomisë

Kryetari I bordit të Normak Invesstment Gropu Aki Etemi theksoi se vizita e delegacionit të lartë qeveritar do të thotë përkrahje për punën e tyre dhe se pret që shteti të ndihmojë në realizimin e infrastrukturës së jashtme rreth zonës. Ndryshimet në ligjin e ri për Zonat Teknologjike ku barazohen kompanitë vendore me ato të huaja, sipas Etemit janë për tu përshëndetur ngase në këtë mënyrë kompanitë vendore nuk do të jenë të diskriminuara gjatë investimeve nëpër zona.

Deklarata Aki Etemi – Anëtari I bordit të Normak Invesstment Gropu

Përndryshe, Zv/Kryeministri Angjushev gjatë vizitës në këtë zonë, viritoi edhe kompanin amerikane Lear corporation, ku për momentin ka mbi 1500 të punësuar dhe mes tjerash njoftoi se Fabrika ‘Lear” do ta zmadhojë kapacitetin dhe numrin e të punësuarve, duke shtuar se kompanitë janë duke I njohur politikat qeveritare për përkrahje të investimeve.

Komentet
Top