Investitorët e mëdhenj kthejnë sytë nga Shqipëria

0-67.jpg

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Z. Blendi Klosi është i pranishëm në Panairin e Londrës (World Travel Market London 2017) ku Shqipëria përfaqësohet me stendën e saj dhe një numër të madh operatorësh turistikë.

Ministri Klosi është shprehur se pjesëmarrja e Shqipërisë këtë vit është e fokusuar në tre qëllime kryesore dy prej të cilëve janë takimet me operatorët më të njohur në botë dhe prezantimi i paketës së re fiskale . “Kemi rakorduar që në Tiranë që 3 janë objektivat e këtij panairi. E para takimi me turet operatore më të forta në botë. Këto dy ditë kemi takime me Tomas Kuk, me Tuin dhe me kompaninë Apolo për të shtuar numrin e turistëve që vizitojnë Shqipërinë në sezonin e ardhshëm turistik. E dyta , objektivi ynë i rëndësishëm është ofrimi i të gjithë këtyre investitorëve të mundshëm strategjikë në turizmin shqiptar, ofrimi i paketës së re fiskale e cila ndihmon dhe mbështet shumë investimet e turizmit elitar në Shqipëri, hotelet me 4 dhe 5 yje do të marrin lehtësirat fiskale më të mira në rajon dhe këto duam që t’ua prezantojmë të gjithë operatorëve të interesuar gjatë ditëve të panairit”- deklaroi ministri Klosi.

Një tjetër synim i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për këtë panair është edhe rakordimi me shtetet e rajonit për një paketë të plotë turistike rajonale. Ministri Klosi tha: “Do të donim shumë që të shfrytëzojmë këto ambjente të panairit, për kontaktet e drejtpërdrejta me përfaqësuesit e lartë të shteteve të rajonit për të ofruar një paketë të plotë turistike rajonale. Turistë që vijnë nga Azia, nga vendet e Afrikës, apo nga vendet e largëta të Amerikës të kenë mundësi që ta shikojnë rajonin si një paketë të tërë turistike për të vizituar jo vetëm bukuritë e natyrës, jo vetëm bregdetin, por për të qenë pjesë e turizmit të aventurës dhe ajo që ne kemi më shumë se çdo gjë tjetër për të afruar trashëgiminë kulturore. Jemi duke biseduar me të gjithë partnerët në rajon për të pasur një ofertë të përbashkët”.

Më tej Ministri Klosi garantoi se gjatë ditëve të panairit por edhe më pasj do të vijojë të bisedojë me operatorët turistikë në vend mbi problematikat e turizmit shqiptar. “Në këto ditë të panairit së bashku me gjithë këtë numër të madh operatorësh turistikë që kanë ardhur do të vijojmë të kemi biseda të vazhdueshme se çfarë qeveria shqiptare në bashkëpunim me partnerët tanë të biznesit të ofrojë për sezonin e ardhshëm turistik”- u shpreh ministri Klosi i cili vlerësoi praninë e Shqipërisë në një nga panairet më të rëndësishme në botë, si një mundësi për të zhvilluar turizmin në vendin tonë.

World Travel Market London 2017 është një nga panairet më të mëdha globale në industrinë e udhëtimit ku pjesëmarrës nga e gjithë bota takohen për të krijuar rrjete bashkëpunimi midis tyre

Komentet
Top