Loading...

Isco për Ronaldon

isco-las-palmas-653x380.jpg

Futbollisti i Real Madridit, Isco, është duke shijuar momentet më të mira në karrierë që nga transferimi në “Santiago Bernabeu” nga Malaga në vitin 2013. Isco pritet të jetë titullar sot kundër Tottenhamit dhe para ndeshjes ka folur për shumë, në mesin e tyre edhe për “Topin e Artë” që sipas tij duhet ta fitojë Cristiano Ronaldo. “Cristiano duhet ta fitojë, kjo as që diskutohet. Në listë janë disa lojtarë të shkëlqyer, do të ishte si një ëndërr nëse do të isha edhe unë. Në podium mund të jenë edhe Ramos, Modriç, pas sezonit fantastik që kemi bërë. Të them të vërtetën, unë nuk mendoj shumë për këtë (Topi i Artë). Praktikisht është çmim paarritshëm”, tha Isco.

Komentet
Top