Loading...

Ish-futbollisti i Fenerbahces dhe G’saray vjen në Tetovë?!

188003-ekskluzivno-dali-olchan-adin-e-novata-bomba-na-shkendija.jpg

Nëse Olcan Adin, ishlojtar i Galatasaray dhe Fenerbahce, do të jetë transfer “bomba” e re e Shkëndijës.

Kryetari i Shkëndijës, Visar Bexheti nuk po rri i qetë. Pasi sollën Agim Ibraimin dhe Zeni Husmanin, siç merret vesh, tani në bisedime janë me Adin. Nga Shkëndija nuk komentojnë asgjë rreth këtij informacioni, vetëm se pohojnë se afati kalimtarë është i hapur dhe se gjithçka është e mundur, shkruan Sportmedia.mk, transmeton Lajm.

Olcan Ajdin është 33 vjeç dhe është një lojtar me përvojë, i cili kuan alo e majtë dhe si mbrojtës, dhe nëse do të nënshkruante do të ishte përforcim për në grupet e Ligës së kampionëve ose Ligës së Europës. Padyshim se ky është edhe qëllimi i Shkëndijës, kryetarit Visar Bexheti dhe sponsorit Ekolog.

Përforcimet e tipit të Agim Ibraimi, Zeni Husmani, Adin dhe të tjerëve po e dëshmojnë këtë.

Komentet
Top