ISIS: Në Evropë do të hyjmë me emigrantë

0304.jpg

Për të trazuar Evropën organizata terroriste ISIS-it synon të përdorët emigrantët, të cilët do ti dërgojë në mënyrë klandestine në brendësi të qyteteve evropiane përmes Libisë.

ISIS-i po kërkon të mbërrijë në Evropë me anë të emigrantëve dhe ta kthejë atë në një ferr, thuhet në një raport të organizatës dhe të marrë nga media libiane, që citon me këtë rast emigracionin klandestin.

“Nëse arrijmë të shfrytëzojmë këtë mundësi, atëherë situata në Evropë do të transformohet në një ferr”, thuhet në raport, vërtetësia e të cilit nuk është verifikuar ende.

“Libia ka një bregdet të gjatë përballë Evropës Jugore që mund të arrihet lehtësisht me varka të thjeshta. Shumë prej tyre mund të arrijnë t’i shmangen sigurisë detare dhe të mbërrijnë në zemër të qyteteve evropiane. Nëse arrijmë të zhvillojmë si duhet këtë mundësi në mënyrë strategjike, atëherë situata në këto vende do të transformohet në një ferr të vërtetë”, theksohet në raport.

Sipas tij, përqendrimi i vëmendjes mbi Libinë mund të sjellë edhe ruajtjen e presionit mbi Irakun dhe Sirinë.

Komentet

Leave a Reply

Top