Loading...

Itali, lirohet shqiptari i arrestuar me 93 kg kokainë (FOTO)

finanza-sequestro-cocaina.jpg

Në 20 janar të këtij viti shqiptari pasi u kap me 93 kg kokainë të pastër, vlera e së cilës kapte në treg 18 milion euro, lirohet nga burgu

Siç raportojnë mediat italiane shkak për lirimin e 42 vjecarit shqiptar me iniciale M.A është bërë një gabimi i gjetur nga avokati i tij në procedurat e arrestimit.

Mësohet se përkthyesi shqiptar i caktuar për në seancë gjyqsore, është përjashtuar pasi ka rezultuar të jetë vetë një ish i dënuar. Shqiptari i mbrojtur nga avokati italian Nicola Nettis tashmë është nxjerrë nga burgu i Bolzanos dhe sipas të gjitha gjasave, thonë mediat italiane, ai është kthyer në Holandë aty ku ai banon.

Ndërsa shoku i tij, shqiptari me inicialet G.E 36 vjecc, i cili u arrestua në të njëjtën makinë me patriotin e liruar, vazhdon të qëndrojë në burg pasi ai e dinte italishten dhe nuk kishte nevojë për përkthyes .

Nga sasia e madhe e drogës autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për një rrjet të gjerë në trafikun e drogës, me aktivitet në Hollandë, Gjermani e Itali./raporton Tv Klan Të dy shqiptarët u arrestuan nga Guardia di Finanza e Bolzanos. Ata e kishin sjellë drogën nga Gjermania në Itali, me një makinë Ford Kuga. Më posht e keni të postuar fotografinë nga automjeti i sekuestruar nga policia italiane/ SHQIPMEDIA

frodgata

 

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media