Loading...

Itali – Spanjë, dueli i parakohshëm i Evropianit, skemat e lojës

0-334.jpg

Në orën 18:00 dy skuadrat përballen në supersfidën e kësaj faze. Përballë dy nga futbollit më të mira të kontinentit, që jo pak janë sfiduar me njëri-tjetrin. Në kampin e kombëtares së kaltër ende djeg ajo e humbje e thellë me rezultatin 4-0 e pësuar në finalen e Europianit të vitit 2012-të që u zhvillua në Kiev. Gjithsesi, Marko Parolo një prej futbollistëve më të rëndësishëm, të përfaqësueses italiane mendon se këtë herë situata ndryshon nga 4 vite më parë dhe Italia e ka potencialin, për ta eliminuar nga Europiani, Spanjën. “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ne po përgatitemi mirë dhe do të nxjerrim gjithë zjarrin që kemi brenda për të fituar ndaj Spanjës. Duam të luajmë me entuziazëm kundër tyre.

Kemi pasur një ecuri të mirë deri tani në Europian dhe unë jam i bindur se nëse luajmë me përulësi, përkushtim dhe sakrificë, mund të t’ia dalim. Duhet medoemos të zbatojë të gjitha këshillat që do të na japë trajneri”, është shprehur ai. Të hënën në Paris, Parolo do të ketë përballë një mesfushor të jashtëzakonshëm si Andres Iniesta. Futbollisti i Lacios nuk nguron ta përgëzojë spanjollin për të gjitha ato që ka arritur në karrierë. “Iniesta është një lojtar i mrekullueshëm. Ai është një prej idhujve të mi sepse kur unë nisa të spikatja në futboll, Andres kishte vite që luante në nivelet më të larta. Një futbollist të tillë mund ta frenojmë vetëm nëse luajmë si skuadër”, vazhdoi më tej italiani.

Në kampin spanjoll gjërat nuk ndryshojnë. Edhe Alvaro Morata është gati për sfidën e madhe. Nëse do të mund të vendosnit një kamera në hotel, atëherë do të shihnit se çfarë atmosfere e mirë po përjetojmë. Gjatë seancave stërvitore jemi disi të tërhequr, për shkak të kamerave të shumta që ka për rreth. Kur gjërat ecin mirë, nuk duhet të godisni varkën. Ka gjëra për të cilat ne qeshim, numri i gjërave të pavërteta që thuhen, apo dhe shakave. Ne gjithmonë qeshim me gjërat që bën Pike. Ai bën gjithmonë gjëra të tilla, nuk është një problem. Është një anekdotë, nëse jemi të bashkuar, atëherë do të jemi më të rrezikshëm. Ndjehem mirë dhe për mua, të qenit këtu është e mrekullueshme.

Unë do të shkoja në Colon (Madrid) me miqtë e mi, kur Spanja fitoi dhe tani ja ku jemi këtu. Është një turne i gjatë dhe ajo që ndodhi ndaj Kroacisë mund të ndodhë në futboll. Rivaliteti nuk prish punë, ne jemi aty ku duam të jemi. Goli i parë ishte shumë i rëndësishëm dhe kuptimplotë për mua. Ishte goli i parë për mua dhe më nevojitej. Golat e tjerë shkojnë për shokët e ekipit. Kam komunikuar me mbrojtësit e Juventusit që luajnë me Italinë dhe më thanë se nëse do të luaja, duhej të mbaja një helmetë në kokë. Ata janë arsyeja e suksesit te Juventusi në sezonet e fundit. Mënyra se si ata luajnë është karakteristike e Italisë, por ne duhet të fokusohemi te loja jonë. Për mua David De Gea është në formë të mirë, si gjithmonë.

Është një moment i vështirë për atë, por ne e kemi inkurajuar dhe ai është një prej portierëve më të mirë në qarkullim. Ndeshja me Kroacinë tashmë është hedhur pas shpine. Ne mund ta kishim fituar, por nuk po jetojmë në të kaluarën. Nëse dëshiron të fitosh Europianin, duhet t’i fitosh të gjitha ndeshjet, pavarësisht se kundër kujt ndeshesh”, u shpreh bomberi i Spanjës, Alvaro Morata.

Ylli i Atletikos së Madridit, Koke ka thënë se “Furia e Kuqe” duhet ta rikthej stilin e saj të lojës, që i kishte mundësuar të shpallej kampion i Evropës, dhe kjo sipas atij është mënyra e vetme për ta mbrojtur titullin. “Tiki-taka ka bërë gjëra të mëdha për ne dhe na ka sjell shumë sukses. Ne mund të bëjmë një përzierje të kësaj “furie të kuqe” me “tiki-taka”, që do të ishte shumë mirë për Spanjën. Ne jemi konkurrues dhe aty ka njerëz që duan të fitojnë”, është shprehur Koke për Goal.com.

Komentet

Leave a Reply

Top