Italia në kaos. Ventura dorëhiqet, pas Bufon fillojnë tërheqjet e lojtarëve

C_29_fotogallery_1020087__ImageGallery__imageGalleryItem_0_image.jpg

Mungesa e kualifikimit në Rusi 2018 ka sjellë ndryshimin e pashmangshëm në drejtimin e Italisë. Pritet zyrtarizimi që është thjesht çështje detajesh, por mediat italiane e kanë bërë fakt të kryer largimin nga drejtimi të trajnerit Xhiampiero Ventura.

Ai cilësohet si fajtori kryesor i dështimit italian dhe pas ndeshjes, nuk është paraqitur para mediave, por ka shkuar direkt në dhomat e zhveshjeve. Atje Ventura është takuar me presidentin e Federatës, Karlo Tavekio, duke paraqitur dorëheqjen e tij, edhe pse kishte kontratë deri në vitin 2020.

Ndërkaq, eksodi i paralajmëruar dhe i filluar nga Xhanluixhi Bufon është konfirmuar. Portieri deklaroi se pas tij, nga Kombëtarja do të largoheshin edhe De Rosi, Kielini e Barzalji. Ky i fundit ka konfirmuar gjithçka para mediave.

“Është një mëkat ta mbarosh kështu. Të lësh këtë grup është ë vështirë, është e vështirë edhe të gjesh fjalët. Lotët pas Europianit ishin një shpërthim emocional, të lësh kështu Kombëtaren është një goditje e rëndë. Mbyllet një cikël veteranësh, por ka të rinj që kanë shumë dëshirë”, tha Barzalji në fund të ndeshjes.

Komentet
Top