Loading...

”Ivanov duhet të kuptojë se gjuha shqipe nuk është gjuha e hasmit por e Nënë Terezës”

edi-rama1-620x426.jpg

Kryeministri shqiptar, Edi Rama në emisioni Real Story të Sokol Ballës në Vizion Plus ka folur edhe për presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, duke i dhënë porosi se gjuha shqipe nuk është gjuhë e hasmit por gjuha e Nënë Terezës.

”Sa për komplekset e presidentit. Presidenti i Maqedonisë nuk ka nevojë të më dëgjojë mua, që të jetë i kompleksuar ndaj gjuhës shqipe. Presidenti i Maqedonisë ka bërë deklarata të papranueshme për gjuhën shqipe dhe më është dashur mua t’i kujtoj, që nuk është gjuha e hasmit, është gjuha e Nënë Terezës, kështu që nuk më befason fare qëndrimi i tij. Edhe qëndrimi i opozitës Maqedonase nuk është fare surprizues, por ligji është një gjë që i vjen koha. Ndryshimeve nuk ju del përpara forca politike apo organizata e agjenda anti- historike” përfundoi Rama, që dukej nervoz përballë analistëve dhe gazetarëve në studio.Rama gjithashtu në këtë emision tha se është fakt që ligji për gjuhët në Maqedoni është dora e Partisë Socialiste.

Komentet
Top