Loading...

Ivanov: Po të mos ishte amnistia, kishte rrezik për likuidim të dy liderëve!

ivanov1111-804x380.jpg

Presidenti Gjorge Ivanov vlerëson se po të mos ishte paraqitur me amnistinë, ka pasur rrezik që të ndodhin likuidime fizike të liderëve politikë, raporton “Lajm”.
“Kemi pasur paralajmërime edhe nga shërbimet e vendit edhe nga shërbimet e huaja se ka pasur rrezik për likuidim fizik të disa liderëve, konkretisht të dy liderëve politikë, raporton “Lajm”. Rreziku ka qenë konkret. Ata liderë janë njoftuar për këtë rrezik”, tha Ivanov, duke sqaruar shkakun se pse vendimin për amnistinë e ka arsyetuar mes tjerash edhe me rrezikun nga likuidime fizike.

Kryeredaktori i Televizionit SHENJA, Ismail Sinani, i cili është prezent në takimin me përfaqësuesit e mediave, mes tjerash, i parashtroi pyetje të drejtpërdrejtë presidentit Ivanov se pse nuk i ka falur edhe shqiptarët e dënuar në rastet “Sopoti” dhe “Monstra”, për të cilat ka dyshime dhe indikacione se bëhet fjalë për raste të montuara.

Ivanov gjente ndonjë arsyetim për pyetjet tjera, por mbeti pa ndonjë koment për pyetjen e kryeredaktorit të Televizionit SHENJA.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media