Loading...

Ja çfarë është e aftë të bëjë kamera e OnePlus 5 – FOTO

0-53.jpg

Debutimi i OnePlus 5 është pranë dhe kompania vijon të na ngacmojë herë pas here me imazhet, detaje dhe tashmë me foto shkrepur nga vetë telefoni.

Telefoni i cili filloi si një model buxhetor 299 dollarësh ka bërë një rrugë të gjatë përpara se të mbërrinte tek modelet OnePlus 3 dhe 3T, dy prej modeleve më të suksesshme.

Padyshim pasardhësi i tyre do të jetë një prej telefonave më të përfolur krahas atyre Samsung dhe Google. OnePlus 5 i cili do të debutojë gjatë verës është lavdëruar së fundi për potencialin e kamerës që bart.

Në një imazh të publikuar në rrjetin social Twitter OnePlus pyeste ndjekësi cila prej fotove është shkrepur nga OnePlus 5 ku imazhi në të djathtë qartësisht është edhe më cilësori.

Kompania ka konfirmuar bashkëpunimin me DxO për të prodhuar një eksperiencë të jashtëzakonshme fotografie. DxO është kompania e cila fshihet pas klasifikimit DxOMark.

Duke gjykuar nga imazhi kamera e OnePlus 5 do të konkurrojë padyshim me HTC U11, Google Pixel dhe Samsung Galaxy S8. Një tjetër detaj i konfirmuar është procesori Snapdragon 835.

Komentet
Top