Loading...

Ja çfarë i ka bërë Man Utd. Mourinhos pesë minuta pas shkarkimit si trajner

pdpdp.jpg

Ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme ‘lidhja’ mes Jose Mourinhos dhe Manchester United.
‘Djajtë e Kuq’ më 18 dhjetor (java e kaluar) kanë vendosur të ndërprenë bashkëpunimin me trajnerin portugez, pas rezultateve të dobëta në Premierligë, dhe pas humbjes 3:1 nga Liverpool në ‘Anfield Road’.

Pas publikimit të lajmit për shkarkim, Manchester United nuk ka humbur kohë për të larguar kujtimet që e lidhnin këtë skuadër me Jose Mourinhon.

‘The Sun’ ka raportuar se pesë pas njoftimit për largimin e Mourinhos, nga zyra e portugezit në qendrën stërvitore të klubit janë larguar gjitha gjësendet e portugezit, përveç një liste.

Në listën e ruajtur nga klubi, janë emrat e lojtarëve që Mourinho ka dëshiruar t’i transferonte te Manchester United, dhe ajo listë tani mund t’i shërbejë trajnerit të ri.

Manchester United po në të njëjtën ditë pas shkarkimit të Mourinhos, ka angazhuar për trajner ish lojtarin e klubit, Ole Gunnar Solskjaer.

Komentet
Top