Loading...

Ja e vërteta për kartonin e gjelbërt gjatë regjistrimit të veturës

karton-i-gjelber_1546787942-9235125.jpg

Pas publikimit të informatave në disa mediume se në Maqedoni në të ardhmen, gjatë regjistrimit të makinës, do të jetë e obligueshme të paguhet edhe kartoni i gjelbër, ka reaguar Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve, duke i hedhur poshtë si të pavërteta pohimet e tilla.
Në vazhdim, reagimi i plotë i AMS-së:

“Lidhur me tekstet e publikuara në disa mediume në të cilat pohohet se kartoni i gjelbër do të jetë i detyrueshëm me regjistrimin e automjeteve, Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve në mënyrën më se të ashpër i demanton dhe i vlerëson si dezinformata, të pavërtetat, ndërsa citatin e marrë nga intervista për MIA-n, dhënë nga kryetari i këshillit të ekspertëve Klime Poposki është nxjerrë nga konteksti.

Me qëllim të informimit të saktë të opinionit në intervistën e kryetarit të ASS, Klime Poposki dhënë MIA-s, Poposki theksoi “Tashmë kemi rregullativë të re në projekt version dhe duhet të fillojmë dialog me industrinë dhe bashkërisht të përgatitemi rreth transponimit të saj të plotë përmes ligjit të ri për sigurim. Në pajtim me programin nacional për harmonizim me legjislaturën evropiane është paraparë deri në fund të vitit 2019 tashmë ligji i ri të marrë dritën e vet”, deklaroi Poposki në intervistë për MIA-n.

Dëshirojmë ta informojmë opinionin se me këtë rergulaltivë të re ligjore do të thotë harmonizim me direktivën evropiane për sigurim të njohur si Solvenca 2 dhe assesi nuk është e lidhur me çështjet për sigurim nga autopërgjegjësia dhe kartoni i gjelbër.

Në intervistën e njejtë, kryetari i ASS, Poposki deklaroi se çështja për kartonin e gjelbër si pjesë e polisës për autopërgjegjësi gjatë regjistrimit të automjetit, si dhe çështja për liberalizim të çmimeve do të hyjnë në fuqi me hyrjen e Maqedonisë në BE. Me atë rast, mbetet si mundësi Qeveria të sjellë vendim që këto dy çështje të implementohen edhe para hyrjes në BE, në periudhën e fillimit të negociatave për anëtarësim të barabartë.

Agjencia për Supervizion të sigurimit e informon opinionin se posedimi i kartonit të gjelbër mbetet e drejtë personale e zgjedhjes së vozitësit, si deri më tani”.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media