Ja gjërat që duhet të bëni për të transformuar jetën tuaj

beqaria-1.jpg

Jeni beqarë?

Nëse dëshironi ju mund të ktheni faqe dhe të shfrytëzoni okazionin më të fundit të një historie dashurie për të gjetur një recetë të re lumturie. Nëse do të jeni mirë me veten atëherë ju do të jeni mirë me të gjithë të tjerët rreth jush

Zbuloni dekalogun, i cili do t’ju ndihmojë të rigjeni forcën tuaj të brendshme. Kur dashuria përfundon dhe ju e gjeni sërish veten beqar, është momenti t’i jepni një shtysë jetës suaj dhe të zbuloni një mënyrë më kurajoze për të qenë mirë me veten tuaj dhe botën që ju rrethon.

  1. Thelbi

Të qenët beqar do të thotë … të keni më shumë kohë! Përparësi jepuni gjërave që doni, atyre që ju pasionojnë dhe që ju bëjnë të qeshni më shumë. Mbështetuni mbi ato që ju argëtojnë.

  1. Rilindni

Kujdesuni për emocionet tuaja dhe për një fundjavë larg gjithçkaje. Përballimi i vetmisë në fillim mund t’ju trembë (ose t’ju mërzisë), por më pas do të transformohet në një mënyrë të re për të qëndruar me veten. Mësohuni ta njihni veten.

  1. Rrëfehuni

Cilat janë gjërat që nuk i duroni dot te vetja dhe do të donit t’i ndryshonit? Bëjeni! Ndonjëherë vazhdojmë t’i shtyjmë ndryshimet, madje për vite të tëra, duke shkaktuar kështu vështirësi të mëdha. Ka ardhur momenti që t’u jepni fund justifikimeve dhe të … veproni!

  1. Shkruani

Të shkruarit është një mënyrë vërtet terapeutike, e cila ju ndihmon të shiheni nga jashtë. Zgjidhni një bllok të veçantë për ta mbajtur gjithmonë në çantë ose mbi komodinë: pasja e një ditari do t’ju lejojë t’i “ripunoni” ngjarjet duke zhvilluar në vete më shumë shkëlqim dhe ndërgjegje.

  1. Inati juaj

Çlirimi i emocioneve të mëdha është thelbësor për të kaluar momentet e vështira pa lënë pas pendesa dhe negativitete. Kapni fort jastëkun, vendosni muzikën tuaj të preferuar dhe lëreni veten të çlirët: të qarët dhe nxjerrja jashtë e trishtimit që fshihet në zemër mund t’ju shërojë.

  1. Ndryshoni pamje

Do të jetë thjesht një çështje look-u, por ndonjëherë bën mirë: një prerje e theksuar, një stilim i ri apo një ngjyrë e re në flokët tuaj do të ishte diçka vërtet zbavitëse për vetëvlerësimin. Janë ndryshime të vogla, por që arrijnë të transformojnë humorin e ditës dhe t’ju bëjnë më të fortë.

  1. Lëvizni

Noti është antistres, ndërsa trupin nëpërmjet tij e mbani në formë të shkëlqyer. Keni nevojë të shfryni energjinë tuaj? Atëherë praktikoni kick boxing dhe artet marciale. Ose më mirë gjeni sportin tuaj të preferuar dhe bëni lëvizje: do të çlironi të gjitha emocionet, tensionet, përveçse do të fitoni një trup perfekt dhe një qetësi mendore.

  1. Ëndërroni

Çdokush prej nesh ka një ëndërr në sirtar. Jo! Nuk bëhet fjalë të rikuperoni dëshirat e adoleshencës, por të krijoni të reja. Forca e pasioneve tuaja do t’ju udhëheqë drejt rrugëve ende të pazbuluara dhe horizonteve për t’u imagjinuar. Filloni që tani.

  1. Tasti “play”

Argëtohuni! Sipas studimeve dëgjimi i muzikës së preferuar ka efekte pozitive në tru. Krijoni një playlist me këngët tuaja për të kërcyer … në shtëpi, këmbëzbathur, duke kënduar e duke fishkëllyer.

  1. Udhëtoni

Organizoni një udhëtim, vetëm ose me persona specialë; zgjidhni atë çka ju thotë zemra. Destinacioni nuk ka aspak rëndësi, e rëndësishme është që të ndieni sërish fluturat në stomak, të argëtoheni dhe të dilni nga jeta e përditshme. Për të takuar një vetvete të re, më të fortë dhe të ndërgjegjshme. Një femër ose mashkull special.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top