Loading...

Ja kush janë gjykatësit për rastin e Almirit në Apel

almir-3.jpg

Alsat M nga burime brenda Gjykatës së Apelit mëson se 3 nga 5 gjykatësit e trupit gjykues për rastin e Almir Aliut janë: Jani Niça, Enver Bexheti dhe Enver Amzai. Seanca e parë publike do të mbahet më 1 tetor në orën 12:30.

Gjykata e Apelit më 1 tetor ka caktuar seancën e parë për rastin e Almir Aliut nga Kumanova. Gjykata e shkallës së dytë do të nisë procedurën mbi ankesën e palës së dëmtuar, respektivisht familjes Aliu. Ankesa e familjes Aliu erdhi pas dënimit minimal që iu dha agresorit Boban Iliç nga Kumanova i cili në vitin 2016 në Kumanovë, shtypi me makinë Almir Aliun 4 vjeçar dhe prindërit e tij. Për rastin e Almirit, i akuzuari i parë Iliç u dënua me 6 vite e gjysmë burg, ndërsa prindi Almirit dhe dy të afërmit e tij me 9 dhe 6 muaj burg efektiv. Ndonëse gjatë procedurës gjyqësore ishin bërë lëshime të mëdha ligjore, Gjykata Themelore e Kumanovës nuk i kishte marr parasysh. Akuza në fillim ishte kualifikuar si vrasje me paramendim, ndërsa pas referimit të lëndës në Prokurorinë Republikane, akuza u rikualifikua në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”. Gjatë procedurës, ekspertiza neuropsikiatrike ishte bërë nga ekspert pa licenca të vlefshme.

Komentet
Top