Loading...

Ja kush janë profesorët e korruptuar të UT-së që kanë ikur në Gjermani

usht1.jpg

Në postën elektonike të fol.mk, ka ardhur një njoftim intern nga UT-ja, ku bëhet e ditur se dy profesor të këtij Universiteti, në lidhje të ngushtë familjare, kanë ikur jashtë shtetit për shkak se janë të kërkuar nga Inspektorati i Arsimit.

Emrat e profesorëve janë të njohur për redaksinë e portalit Fol.mk por portali i afërt me Aleancën Shqiptare nuk ka guxuar të jap emrat e profesorëve. Ja portali Shqipmedia do ta bëjë një gjë të tillë: Ata janë N.B deri para disa ditësh profesor i rregullt dhe SH.B poashtu deri para disa ditësh profesoreshë e rregullt në UT.

Nga UT, akoma nuk kanë dhënë ndonjë informacion, nëse profesorët e përfolur kanë ikur apo janë larguar nga universiteti, pasi për të njëjtët gjithnjë është përfolur se janë të zhytur në korrupsion dhe u kanë shitur notat në këmbim të parave.

Komentet
Top