Loading...

Ja kush janë shtetet më intelegjente në botë

Siz-hansi-temsil-sisteminden-istifade-edirsiniz191360.jpg

Cilat vende kanë dhënë ndihmesën më të madhe në avancimin e species sonë? Cilat vende kanë sistemin më të mirë arsimor? Cilat vende mund të mburren që qytetarët e tyre kanë koeficientin më të lartë të inteligjencës?

Vouchercloud është përpjekur t’i japë përgjigje këtyre pyetjeve, duke krijuar klasifikimin e 25 vendeve “më inteligjente” (https://www.vouchercloud.com/resources/worlds-smartest-countries)

Mbledhja e të dhënave nga analistët përfshin numrin e çmimeve “Nobel” të fituar nga çdo vend, por edhe faktorë të tjerë, që synojnë të japin një parashikim të potencialit intelektual të brezave të ardhshëm.
Klasifikimi dominohet nga vendet aziatike dhe europiane; Azia falë koeficientit të lartë të inteligjencës të regjistruar te studentët, ndërsa Europa falë çmimeve “Nobel” të fituara.

Nuk është rastësi që në krye të klasifikimit është Japonia, që shkëlqen në të gjitha fushat e marra në konsideratë. Ndërsa vende të tjera si Singapori, Hong-Kongu e Tajvani hyjnë në klasifikim edhe pse nuk kanë një kontribut të ndjeshëm në çmimet “Nobel” por falë koeficientit të lartë të inteligjencës të regjistruar te studentët.

Në vend të katërt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbi të gjitha falë 386 çmimeve Nobel, që janë si një kundërpeshë ndaj vendit të 28 për sa i përket koeficientit të inteligjencës dhe vendit të 13 në lidhje me sistemin arsimor.

Klasifikimi i vendeve sipas çmimeve Nobel

Renditja          Vendi             Numri i çmimeve Nobel 
1SHBA368
2Britani e Madhe132
3Gjermani107
4Francë62
5Suedi30
6Japoni26
6Zvicër26
8Rusi23
8Kanada23
10Austri21
11Holandë20
11Itali20
13Danimarkë14
14Norvegji13
15Australi12
15Poloni12
15Izrael12
18Belgjikë10
18Indi10
18Afrika e Jugut10
21Kinë9
21Hungari9
23Spanjë8
24Irlandë7
25Republika Çeke5
25Argjentinë5

 

Klasifikimi i vendeve sipas Koeficientit të Inteligjencës

                    Renditja         Vendi     Koeficienti i Inteligjencës
1Singapor107.1
2Kinë105.8
3Hong Kong105.7
4Koreja e Jugut104.6
4Tajvan104.6
6Japoni104.2
7Finlandë100.9
8Kanada100.4
8Holandë100.4
10Lihteshtajn100.3
11Zvicër100.2
12Mongoli100
13Macao99.9
14Estoni99.4
15Belgjikë99.3
16Australi99.2
17Britani e Madhe99.1
18Austri99
19Republika Çeke98.9
19Zelandë e Re98.9
21Gjermani98.8
22Suedi98.6
22Islandë98.6
24Francë98.1
24Hungari98.1

 

Burimi: Forbes

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media