Loading...

Ja nga sa këshilltarë do të kenë partitë shqiptare në Zhelinë, Bërvenicë, Tearcë…

zgjedhje-2-640x466.jpg

Në Komunën e Tearcës, Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 7 vende të këshilltarëve, Aleanca për Shqiptarët 3 këshilltarë, VMRO-DPMNE 1,Lëvizja Besa 4, Partia Demokratike Shqiptare 3 dhe LSMD-ja 1.

Në Komunën e Bogovinës, Bashkimi Demokratik për Integrim ka marrë 7 këshilltarë, Aleanca për Shqiptarët 5, Lëvizja Besa 5 dhe Partia Demokratike Shqiptare dy këshilltarë.

Në Komunën e Vrapçishtit Bashkimi Demokratik për Integrim ka marrë 7 këshilltarë, Aleanca për Shqiptarët 6, Partia e Turqve 3, Lëvizja Besa 2 dhe LSDM-ja 1.

Në Komunën e Jegunocit, Bashkimi Demokratik për Integrim 3, Partia Popullore e Maqedonisë 1, VMRO-DPMNE –ja 5 dhe 6 këshilltarë ka marrë LSDM-ja.

Në Zhelinë, Bashkimi Demokratik për Integrim 8 këshilltarë, Aleanca për Shqiptarët 1, Lëvizja Besa 9 dhe PDSH-ja 1.

Në Bërvenicë, Bashkimi Demokratik për Integrim ka marrë 2 këshilltarë, Aleanca për Shqiptarët 2, VMRO-DPMNE 4, LSDM-ja 4, Besa 2 dhe Partia Demokratike Shqiptare 1 këshilltar.

Në bazë të përllogaritjeve gjithsej në 7 komunat e Pollogut, BDI ka 43 këshilltarë, Aleanca për Shqiptarët 21, Lëvizja Besa 25, PDSH-ja 10, VMRO-DPMNE 15, LSDM-ja 14, Partia e Turqve 4 këshilltarë dhe një Partia Popullore e Maqedonisë.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media