Ja sa para fiton Gjiko me klipin “Papuqe Gucci” – VIDEO

pap.jpg

Gjiko ka sjell këngën më të re që ka nisur të bëhet hit i vërtetë.

“Papuqe Gucci”, titullohet kënga që ka ardhur me një videoklip me skena komike teksa shihet edhe aktori Vedat Bajrami.

Kënga është pritur mirë nga publiku, dhe në vetëm pak ditë ka arritur të shikohet mbi 1.8 milion herë në YouTube.

Por, për të qenë sa më transparent me fansat, kompania “Redbox Entertainment” ka publikuar për herë të parë edhe disa statistika rreth këngës.

Pos shikimeve dhe koha sa kanë shpenzuar fansat në këtë klip, janë zbuluar edhe shifrat se sa para ka fituar reperi pejan, e cila tregon edhe vërtetësinë se klikimet nuk janë të blera.

Në fakt, vërehet se për 1.2 milion shikime në YouTube të ardhurat kanë arritur mbi 300 euro, të cilën gjë nuk e ka fshehur artisti që në të vërtetë quhet Asdren Gjikolli.

Kjo ka bërë që të merr edhe komente pozitive për çiltërsinë e treguar nga ana e këngëtarit, e cila gjë nuk ka ndodhur në të kaluarën.

Ndryshe, këngëtari ka paralajmëruar edhe këngë të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve të ardhshme.

Komentet
Loading...
Top