Loading...

Ja shkaqet e mundshme që shkaktuan aksidentin në autostradën Shkup-Tetovë

20190213172036.jpg

Gjatë ditës të sotshme një aksident trafiku ndodhi rreth orës 16:00 në kilometrin e 7 të autostradës Shkup-Tetovë, shkruan InfoShqip.

Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit ishte plasja e gomës së autobusit.

Gjithashtu sipas TV21 jozyrtarisht mësohet se shoferi gjatë udhëtimit mori një sulm në zemër ”infarkt” dhe se kjo është arsyeja për t’u larguar nga rruga, por akoma asnjëra nga këta verzione nuk është zyrtare.

Për shkaqet zyrtare që shkaktuan këtë aksident presim që që Ministria e Brendshme të lëshojë një njoftim zyrtar.

Komentet
Top