Ja si u përça dega e ASH-së në Butel me Taravarin dhe Selën

28190683_1588244201256767_1459852549_n.jpg

Pas shpalljes së Kongresit të parë të partisë ASH, një nga degët e para e cila ka ngritë zërin dhe publikisht ka folur për problemet ishte pikërisht dega e ASH në Butel dhe kryetari i deritanishëm i sajë Erkan Shabani, i cili për Medial.mk ka bërë të ditur gjithë problematikën e problemit.

Shabani i hodhi poshtë pohimet se këto përçarje kanë filluar pas shpallës së Kongresit.

“Shumë zëra thonë se përplasja në mes nesh filluan sapo u shpall Kongresi i Aleancës për Shqiptarët. Jo s’është e vërtet, ajo ndodhi shumë kohë më parë por, kemi qëndruar të heshtur me idenë se veprimet e krerëve të partisë ndoshta janë sjellë nga presionet e shumta që ju janë bërë, dhe që të mos e rëndojmë edhe më shumë situatën, besonim verbërisht që neve si Degë e Butelit nuk do të na anashkalojnë, për shkak se ishin ne të cilët e përqafuam idenë për reformim të PDSH-së. Unë dhe bashkëpunëtorët e mi kuptuam se që më parë ishin definuar pozicionet se kush do të bëhet kryetar, kush nënkryetar e kush anëtar i Kryesisë Qendrore. Veprimi i dytë ndodhi në takimin e organizuar me Qytetarët e Shkupit, kur si panelist nuk patë asnjë nga Shkupi. Dhe këtu shtrohet pyetja, “A thua vallë Shkupin nuk ka kush e përfaqëson?, ndërsa përgjigjen na e dhanë kur kërkuam të takohemi me liderin e partisë Ziadin Sela”, tha për Medial.mk Erkan Shabani, Anëtar i këshillit për organizimin e Kongresit

Ai më tej pohoi se për këtë çështje disa herë i kanë telefonuar dhe i kanë shkruar sms liderit të partisë Ziadin Sela, ndërsa i njëjti nuk ju kishte përgjigjur. Por përgjigjja e Selës nuk mungoi sipas tij, kur grupi punues i Aleancës për Shqiptarët kërkon takim urgjent më të, ndërsa Sela ua kishte kthyer

Citojmë sms e shkruar nga ana e Selës: “KUR NISET TE SHKRUANI NEPER PORTALE SME KONSULTUAT, TANI NUK E SHOH TE NEVOJSHME TJU TAKOJ, VAZHDONI RRUGEN QE KENI NISUR”.

“Dhe pas kësaj shtrohet pyetja, “Ne jemi gabim që tentuam me dhjetëra herë ta kontaktojmë, dhe s’na përgjigjej apo Sela”. Pas kësaj, vendosëm të përpilojmë listë me kërkesat tona që shkojnë në favor të qytetarëve Shqiptarë të Shkupit. Më pas caktuam takim me Taravari, ku edhe dorëzuam listën me kërkesat tona, e njëra prej tyre ishte që Dega e Butelit në ASH të përfaqësohet me nënkryetarë të partisë, anëtar të Kryesisë Qendrore, Anëtarë të Kuvendit Qendrore, anëtarë nëpër çdo Komision partiak. Ndërsa përgjigjja ishte se nuk mundet të pranohet një kërkesë e tillë”, rrëfehet më tej Shabani për Medial.mk.

Pas kësaj Dega e ASH në Butel e kishte kuptuar se parimet të cilat ASH i kishte vendosur që nga themelimi ishin vetëm farze, dhe partia po shndërrohej në një klan prej katër apo pesë personave.

Shabani më tej rrëfehet se ai ishte përjashtuar nga organet e partisë, edhe atë njoftim e kishte pranuar nga disa shokë në parti.

“Pas gjithë kësaj, Taravari vije fshehurazi në Butel, dhe mundohet të krijon degë, edhe pse Dege ka, nën degë, ka gjithçka por vetëm ska persona në ASH që ta përkrahin atë. Struktura jonë është kompakte, dhe ka kuptuar qëllimin pervers të Taravarit, që të mundohet të formojë fraksion brenda degës, ashtu siç veprojnë me degët e tjera. Taravari dhe Sela treguan se në ASH ka vetëm diktat klasik”, pohoi Shabani.

Ai në fund tregoi se ata si grup kanë për qëllim të marrin pjesë në Kongresin e Partisë, dhe të njëjtit sipas Shabanit le të bëhen gati, dhe të mbajnë përgjegjësi për të gjitha bëmat dhe nënçmimet që ju janë bërë Shkupjanëve, sepse të njëjtit do të kërkojmë llogaridhënie./Medial.mk

Komentet
Loading...
Top