Loading...

Jackie Chanit i jepet Oscari i nderit

0-19.jpg

Yllit të filmave aksion, Jackie Chanit do t’i jepet çmimi Oscar i nderit për ‘arritjet e tij të jashtëzakonshme’ në film, raporton BBC.

Akademia amerikane e filmave ka votuar që me çmimin e nderit të shpërblehen edhe redaktorja Anne Coates, regjisori Lynn Stalmaster dhe krijuesi i filmave dokumentar Frederick Wiseman, transmeton Koha.net.

Presidenti i Akademisë, Cheryl Boone Isaacs i ka quajtur këto yje “pionierë të vërtetë dhe legjenda të artit të tyre”.

Çmimet atyre do t’iu ndahen gjatë ceremonisë së “Governors Aëards”, e cila mbahet në muajin nëntor.

Komentet
Top