James Bondi shpalos modelin Aston Martin DB10 në Amerikë – FOTO

20151119145914200646-1.jpg

Aston Martin DB 10 ka “aterruar” në ShBA pasi “Agjenti 007” ka vendosur ta shfaqë konceptin e veçantë në Los Angeles Auto Show.

Ky model nuk mund të blihet pasi janë vetëm dhjetë ekzemplarë dhe të gjitha të dedikuara për filmin e fundit të James Bondit.

Disa nga to u shkatërruan gjatë xhirimeve dhe një nga automobilat e mbetur është shpalosur në Los Angeles për të treguar trupin dhe dizajnin e veçantë që ka.

DB 10 ka specifika të njëjta me modelin V8 Vantage, me 430 kuajfuqi dhe motor 4.7-litërsh.

Kompania pritet të bëjë ndryshime në modelin DB11 që pritet të vijë vitin e ardhshëm me motor 4.0-litër V12.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top