Loading...

James te ky klub për 80 milionë euro

Capture-2-650x358.jpg

Përkundër dënimit nga FIFA, Real Madrid beson se do të jetë në gjendje të realizojë shitblerje të futbollistëve gjatë afatit kalimtar të verës, pas një ankese të suksesshme.
Kurse, një prej atyre që mund të largohen nga klubi është James Rodriguez.
Reprezentuesi kolumbian nuk e ka kënaqur me punë trajnerin e ri Zinedine Zidane, dhe ka shtuar spekulimet se është duke kaluar muajt e fundit në Santiago Bernabeu.
Sipas mediave angleze, e ardhmja e tij mund të jetë në Premierligë.
Manchester United ka shprehur interesim për transferimin e tij.
Por, për ta bërë një gjë të tillë, “Red Devils” duhet të paguajnë rreth 80 milionë euro, sa vlerësohet James nga Real Madrid.

Komentet

Leave a Reply

Top