Janë zbuluar dokumente të fshehta të Mbretit të Katarit, Abdulaziz Al-i Saud

1524147314790.png.832x569_q80_box-790945512_upscale.jpg

Bibloteka Kombëtare e Katarit ka publikuar dokumente lidhur me sundimin e mbretit themelues të Arabisë Saudite, Abdulaziz Al-i Saud.

Është raportuar se dokumentet e publikuara në web faqen e biblotekës, shumica e të cilave janë në gjuhën angleze, janë marrë nga British Library.

Dokumentet përbëhen nga telegrame, shënime, shënime me shkrim dore, raporte dhe letra të mbretit Abdulaziz Al-i Saud.

Dokumentet përfshijnë korrespodencë në mes të mbretit Abdulaziz me institucionet politike të Bahreinit, Kuvajtit dhe Xhedas, me zyrat e përfaqësimit të lartë të Irakut dhe Egjiptit, me banorët e Adenit, me Zyren Koloniale Britnike, me Byronë e Indisë dhe me Ministrinë e Jashtme të Anglisë.

Në një nga dokumentet, shihet se Anglia i ka paguar para mbretit Abdulaziz Al-i Saud me kusht që ai të mos e zgjerojë ndikimin e tij.

Ndërsa, në një tjetër dokumentë, shihet se veprimi ushtarak i mbretit Abdulaziz kundër Al-i Rashidit mbështetet nga anglezët.

Një çështje tjetër që tërheq vëmendje në këto dokumente është se Byroja Britanike e Indisë ka zhvilluar korrespondenca të shumta për të formësuar historinë e Gjirit me Mbretin Abdulaziz Al-i Saud.

Në një dokumentë të vulosur sekret të pregatitur nga John Evelyn Shackberg nga Byroja Politike Britanike e Indisë, me 22 shtator 1918, kërkohet shpjegim lidhur me marrëdhënien e mbretit Abdulaziz me Emir Hussein Bin Ali al-Hashimin.

Zyra e mbretit të Arabisë Saudite, Abdulaziz, ka bërë një deklaratë rreth dokumenteve lidhur me mbretin Abdulaziz të pubikuara nga Bibloteka Kombëtare e Katarit.

Zyra e Mbretit Abdulaziz, e cila është e lidhur me qeverinë e Arabisë Saudite, deklaroi se dokumentet e botuara ishin të vërteta.

Në deklaratën zyrtare të bërë në llogarin e vet në Twitter, Zyra e Mbretit Abdulaziz tha se dokumentet ishin të vërteta, por se është e gabuar që parat e dhëna nga anglezët të konsiderohen si ryshfet.

Deklarata e Zyrës së Mbretit Abdulaziz lidhur me këto dokumente, shkaktoi komente se ‘mbreti Abdulaziz mori para nga anglezët si këmbim që të mos e pushtoj Katarin’.

Duke i’u përgjigjur pretendimit të një gazetari të Katarit se ‘Arabia Saudite ka marrë ryshfet nga anglezët si këmbim që të mos pushtoj Katarin’, Zyra e Mbretit Abdulaziz deklaroi se “mbreti Abdulaziz ka respekt për vëllëzërit dhe fqinjët e tij, se në vitin 1905 vëllau i Shejh Kasim Al-i Sani, Shejh Ahmed Al-i Sani kërkoi ndihmë nga mbreti Abdulaziz, se Shejh Kasim është kundër vëllaut të tij dhe se mbreti Abdulaziz shkoi në Doha dhe siguroi stabilitetin”.

U raportua se qeveria e Arabisë Saudite nuk e ka konsideruar si të drejtë që dokumentet e publikuara nga Katari të ndahen me publikun për shkak se ato përmbajnë zbulime dhe korrespodencë politike.

Burimi : Rast Haber

Komentet
Loading...
Top