Loading...

Jankullovska i shpëton burgut!

1111Jankullovska-do-ti-shpëtoj-burgut-REDAKT-800x445.jpg

Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, e dënuar me 6 vite burg në rastin “Tank”, vazhdon të qëndroj në liri. Arsyeja kryesore se pse ish ministrja ende nuk ka filluar ta vuaj dënimin me burg është vendimi jo i plotfuqishëm i Gjykatës Penale të Shkupit, i cili është ankimuar para Gjykatës së Apelit (instancë kjo e cila duhet të vendose përfundimisht për fatin e Jankullovskës). Megjithatë, seanca publike e cila parashihej të zhvillohet të hënën para Apelit, u prolongua për në fund të muajit shkurt, për shkak të mungesës së arsyeshme të avokatëve të Gordana Jankullovskës, shkruan gazeta KOHA.
Krahas Jankullovskës, në rastin “Tank” për keqpërdorim të detyrës zyrtare me katër vite e gjysmë burg, është i dënuar edhe ndihmës i saj, Gjoko Popovski (i cili vuan dënimin me burg),, respektivisht me dy vite burg është i dënuar ish kryeministri Nikolla Gruevski, i arratisur në Hungari. Dilema e cila shtrohet në opinion është sa vallë edhe Jankullovska, ashtu si shefi i saj Gruevski, do të arrijë ti shpëtoj burgut.

Ndonëse ish shefja e policisë disa herë e ka theksuar faktin se nuk synon të arratiset, ashtu siç bëri Gruevski, arsyeja kryesore që pritet të parashtrohet në Gjykatë për mosvuajtjen e burgut është foshnja e saj e vogël. Ligji për ekzekutimin e sanksioneve, kur flet për mundësinë që një të dënuari ti prolongohet dënimi me burg e thekson çështjen e fëmijës, prindi i të cilit mund të mos vuaj dënimin me burg nëse foshnja nuk ka mbushur ende një vit.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media