Jep dorëheqje vetëm dy ditë pasi u emërua trajner i Lazios

largea_070816-soc-marcel-bielsa-vadapt-664-high-891468010430.jpg

Marcelo Bielsa ka shkëputur kontratën me Lazion, vetëm dy ditë pas zyrtarizimit si trajner i klubit italian.

Nuk quhet kot ‘i çmenduri’. Bielsa ka befasuar të gjithë duke dhënë dorëheqje nga Lazio ende pa e nisur punën mirë në klub.

Ky gjest i ish-trajnerit të Olympique Marseille nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve të klubit të cilët kanë paralajmëruar të marrin masa ligjore ndaj tij.

“Duam të ju njoftojmë se jemi të shokuar nga dorëheqja e Marcelo Bielsas, i cili ka bërë një shkelje të rëndë duke e prishur marrëveshjen e nënshkruar para vetëm disa ditëve”.

“Klubi do ta përdorë të drejtën për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur të drejtat e tij, ndërsa udhëheqjen e skuadrës në fazën përgatitore do t’ia besojmë Simone Inzaghit”, thuhet në njoftimin e Lazios.

Komentet

0 thoughts on “Jep dorëheqje vetëm dy ditë pasi u emërua trajner i Lazios”

  1. tetova1 says:

    o lala po velon uij?????.

  2. Leshi i madh says:

    Cili krah, i majti apo i djathti?, ne tetove ka nje fjali per gjera t tilla: rrofsh topat

Top