Loading...

Jetë e re për Montellën: Jam shumë i entuziazmuar, këtu luhet futbolli që dua

auto_auto_montella-cropped_1y2o42g6g8voi1n9qscjbjkjnl14824306171494228879-681x383.jpg

Vetëm 1 muaj pas shkarkimit nga pankina e Milanit, Vincenzo Montella u zyrtarizua në stolin e Sevillas, ku mori vendin e argjentinasit, Eduardo Berrizo.

Tekniku italian u shpreh mjaft entuziast për këtë aventurë të re, ndërsa tha se pret me padurim të fillojë punën në një kampionat, ku luhet një futboll që e pëlqen shumë.

“Jam shumë i entuziazmuar, sepse gjithçka ndodhi shpejt dhe në mënyrë të papritur. Në La Liga luhet një futboll mjaft interesant, ku prioritet është edhe të argëtosh publikun, ndaj besoj se jam në vendin e duhur, për të aplikuar idetë e mia. Me Sevillan jam përballur kur isha trajner j Fiorentinës dhe kam mbresa mjaft të mira nga atmosfera në Andaluzi”, u shpreh Montella, që do të ndihmohet në këtë aventurë, nga italiani, Enzo Maresca, që ka luajtur për disa vite te Sevilla dhe e njeh mirë ambientin.

Komentet
Top