Loading...

Joshua e lë të hapur opsionin e rimeçit ndaj Klitschkos në muajin prill

anthony-joshua.jpg

Eddie Hearn nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për një rimeç ndërmjet Wladimir Klitschkos dhe Anthony Joshuas më 13 prill të vitit të ardhshëm.

Gjatë një paraqitje në Sky Sports, promovuesi i boksit ka folur në lidhje me kundërshtarin e radhës të kampionit të WBA, WBO dhe IBF.Boksieri britanik e ka të caktuar datën 13 prill të vitit 2019 për meçin e radhës që do të zhvillohet në Wembley, mirëpo akoma nuk është vendosur se cili do të jetë kundërshtari i tij.

“Njerëzit flasin për Andre Ward, Wladimir Klitschko, kushedi se çfarë mund të ndodhë?”.

“Mirëpo, nuk mund ta kufizosh veten duke thënë: ‘Të gjitha vezët në një kosh, Deontay Wilder ose Dillian Whyte’, sepse ai pati një ndeshje shumë të vështirë ndaj Derek Chisoras”.

“Chisora dhe Haye thanë: ‘do ta mposhtim Dillian Whyte dhe do të ndeshemi me AJ’. Bernd Boente tha: ‘Nuk është Wladimir Klitschko’ dhe Wladimiri tha: ‘Pritni, mos flisni për mua, do të flas vet për veten’”.

“Një rikthim në prill, Wladimir Klitschko kundër Joshuas, kushedi? Çfarë do të ishte ajo? Dy vite pas duelit të tyre të parë epik. Një prej dueleve më të mira në histori të kategorisë së rënë. Do të shohim”, është shprehur Hearn.

Komentet
Top