Loading...

Joshua tregon sa milion po kërkon për tu përballur me Wilder

wijo-800x450.jpg

Kampioni i botës në boks, Anthony Joshua ka deklaruar për 50 milionë dollarë do të luftonte nesër kundër Deontay Wilder, ndërsa ka theksuar se ky meç duhet të zhvillohet për hir të boksit. Joshua, që mban rripat në IBF, WBA, WBO dhe IBO, ka thënë se ekipi i tij i ka bërë ofertë kampit të boksierit amerikan, megjithatë ende janë në pritje të një përgjigje.

“Nëse është një meç 100 milionësh dhe ata janë të lumtur të ndajnë 60-40, unë do të marrë 50-50. Më jepni mua 50 milionë dollarë dhe betohem se nesër do ta zhvilloj meçin”, ka deklaruar Joshua për Sky Sports.

Joshua shton se kampi i Wilderit nuk ka bërë një ofertë të tillë, që të ndajnë shumën 60-40 për qind.
“Ata nuk kanë bërë një ofertë të tillë, po janë duke folur për këtë, prandaj nuk është e vërtetë. Iu kemi ofruar një marrëveshje fitimprurëse, dhe jemi në pritje për të parë nëse janë seriozë apo jo. Atyre iu pëlqen të flasin në rrjetin sociale, në vend se të na shkruajnë email në mënyrë profesionale”, ka shtuar ai.

Komentet
Top