Loading...

JOVESKI: Telefonat e Prokurorisë janë përgjuar nga viti 2016

joveski.jpg

Prej 30 shtatorit të vitit 2016 deri tani janë përgjuar të gjithë numrat fiks nga centralet e telefonave në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë dhe në dy hard disqe janë regjistruar të gjitha komunikimet, kumtoi në takimin e sotëm me gazetarët prokurori publik shtetëror Lubomir Joveski.

Ai tha se po hetohet nëse dikush ka pasur qasje deri te të dhënat, nëse janë nxjerrë jashtë dhe nëse dikush nga jashtë ka pasur qasje te ato.

Është hapur procedurë parahetimore që e zhvillon PTHP Shkup.

Duke pasur parasysh se PPRM gjendet në këto hapësira nga viti 2013, do të konfirmohet nëse të dhënat paraprake janë fshirë.

Komentet
Top