Loading...

Juventusi mendon ta shesë Dybalan

dybala-3.jpg

Drejtuesit e Juventusit po mendojnë të bëjnë ndryshime të mëdha në skuadër.

Joao Felix është një nga lojtarët më të talentuar të futbollit evropian dhe nga ai pritet të bëhet një yll i këtij sporti.

19-vjeçari po shkëlqen me paraqitjet e tij te Benfica dhe është skuadra e Juventusit ajo që i është vënë pas.

“Zonja e Vjetër” është një nga skuadrat më të interesuar për momentin dhe është gati të shesë Paulo Dybalan për të siguruar portugezin.

Sipas Tuttosport, Felix nuk do të refuzonte transferimin te Juve edhe për shkakun që do të luante përkrah një lojtari si Cristiano Ronaldo.

Ky transferim do t’i kushtonte Juventusit, plot 120 milionë euro dhe me paratë e shitjes së Dybalas, drejtuesit e klubit do të investojnë në 19-vjeçarin.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media