Ka ende shpresë, ja si Italia mund të kualifikohet në Botëror

auto_341089_TS_14-11-17_2544397264_1510682765.jpg

Shpresa për të përmbysur disfatën 0-1 të pësuar në tokën suedeze u shua mbrëmjen e të hënës, në atë natë të mallkuar në “San Siro”. Italia është zyrtarisht jashtë Botërorit Rusi 2018, për atë që përfaqëson pa asnjë dyshim një katastrofë në nivelin sportive. Buffon, Barzagli, De Rossi dhe sipas të gjitha gjasave edhe Chiellini i kanë thënë tashmë lamtumirë përfaqësueses Italiane dhe do të asistojnë në eventin më madhor të vitit të ardhshëm vetëm në cilësinë e spektatorëve. E gjithë kjo vetëmë nëse nuk ndodh një mrekulli për rikualifikimin e azzurrëve në Botëror, e parashikuar kjo magji edhe në rregulloren e FIFA. Por sa janë konkrete pritshmëritë e një rikthimi të mundshëm të Italisë në garë? Çfarë thotë rregullorja e FIFA për Botërorin? Neni 7 i rregullores zyrtare të FIFA lë të hapur një fije të hollë shprese.

Në nenin 7 të rregullores flitet pikërisht për një rikualifikim të mundshëm të një prej përfaqësueseve të eliminuara, në rast se një prej 32 përfaqësueseve të kualifikuara tërhiqet, ose përjashtohet nga kompeticioni. Në rast se do të verifikohet njëra nga këto dy situata, atëherë institucioni më i lartë futbollistik në planet mund të vendosë të zëvendësojë skuadrën e tërhequr, ose të përjashtuar, me një tjetër ekip. Dhe Italia, në cilësinë e ekipit më të mirë të klasifikuar në vendin e dytë në fazën e grupeve, mund të jetë zgjedhja, duke shtuar gjithashtu edhe kompetivitetin e turneut.

Për momentin, me vetëm pak muaj larg Botërorit Rusi 2018, është e vështirë të hipotezohet një përjashtim, ose një tërheqje nga ana e ndonjë ekipi përfaqësues të kualifikuar tashmë për në Botërorin 2018. Normalisht, ka kombe në të cilat situata politike është shumë e trazuar, sikurse Korea e Jugut, Nigeria, Irani, Arabia Saudite, Senegal, Egjipti, por për momentin, hipotezat për një rikualifikim të mundshëm të Italisë, janë shumë minimale për tu konkretizuar. Skuadrat deri tani të kualifikuara janë: Rusia, Gjermania, Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika, Polonia, Franca, Spanja, Zvicra, Anglia, Kolumbia, Meksika, Uruguai, Kroacia, Kosta Rika, Tunizia, Egjipti, Senegal, Iran, Suedia, Serbia, Islanda, Nigeria, Japonia, Marok, Panama, Korea e Jugut, Arabia Saudite.

Konkretisht, precedentët e përjashtimeve dhe rikualifikimeve të bujshme nuk mungojnë në historinë e futbollit, madje edhe në kohën moderne të sportit më të ndjekur, pas viteve 1990. Rasti më elektrizues është ai i Jugosllavisë, në kohën e Europianit të vitit 1992. Për pasojë të shpërthimit të luftës së Ballkanit, përfaqësuesja jugosllave u përjashtua nga enventi më i madh continental. Në vend të ish-Jugosllavisë u rikualifikua Danimarka, e cila si për surprizë më pas shtangu Europën, duke fituar eventin. Kështu, tifozët italianë mund të mbërthejnë fort me thonj shpresën e fundit, për të evituar një tragjedi mbarë kombëtare, që për Italinë përllogarit edhe një dëm ekonomik të kalkuluar rreth 1 miliard euro./telesport/

Komentet
Top