Loading...

Kafeja dhe çokollata ruajnë shëndetin

auto_choko1464187540.jpg

Lajm i mirë për adhuruesit e kafesë, çajit dhe çokollatës – rezultatet e studimit më të fundit tregojnë se konsumimi i rregullt i kafeinës në sasi të caktuara nuk mund ta dëmtojë zemrën dhe ritmin e saj. Këto gjetje ngadalësojnë mendimet momentale të ekspertëve mjekësorë, sepse mendohet se rreziku shëndetësor nga sasia e madhe e kafeinës është e madhe, megjithëse nevojiten studime më të detajuara se cilat janë ato rreziqe, në bazë ditore.

Sugjerimet e klinikave kryesisht janë kundër konsumimit të madh të rregullt të prodhimeve, që përmbajnë kafeinë, sepse ndikon në çrregullimin e ritmit të zemrës.

Autori kryesor i studimit, dr. Gregori Marcus, nga Universiteti në Kaliforni, konsideron se çokollata, çaji dhe kafeja, në sasi të moderuara, ndikojnë dobishëm në sistemin kardiovaskular.

Ai duke komentuar rezultatet e studimit ka thënë: “Marrë parasysh faktin se puna jonë mund ta çrregullojnë ritmin e zemrës dhe s’mund të jenë të rrezikshme për pacientët, këto gjetje janë relevante“. Studimi kishte zgjatur 12 muaj dhe ishin të përfshirë 1.400 njerëz të shëndetshëm, që për ditë kanë konsumuar çaj, kafe dhe çokollatë.

Komentet

Leave a Reply

Top