Loading...

Kapet gjysmë kilogram drogë në Tetovë

Drogë-2.jpg

Policia e Tetovës ka gjetur gjysmë kilogramë marihuanë dhe një peshore me mbetje të marihuanës, gjatë bastisjes në shtëpinë e A.R.(30) në Tetovë. Ai është arrestuar në stacionin policor dhe kundër tij do të ngrihet padi penale.

“Më 10 shkurt me urdhër të Gjykatës Themelore Tetovë, zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirën ndihmëse të A.R.(30) në rrugën “Braqa Milladinovi” në Tetovë. Gjatë bastisjes, në shumë vende në shtëpi është gjetur drogë narkotike marihuanë me masë të tërësishme prej rreth 500 gr, si dhe një peshore me mbetje të marihuanës. Lëndët e gjetura janë marrë me konfirmimin për lëndë të konfiskuara përkohësisht”, kumtoi MPB.

A.R. është arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të tërësishëm të ngjarjes kundër tij do të parashtrohet padi penale .

Komentet
Top