Loading...

Kasami priti në takim përfaqësues të partive politike në Shqipëri, i njoftoi edhe për Marshin Protestues

3331-804x380.png

Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në selinë e partisë në Shkup është takuar me kryetarin e “Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë”, Arian Galdini, dhe me kryetarin e Partisë për Europianizim dhe Integrim, Rivelino Çuno.

Në këtë takim është biseduar për krizën e thellë politike në Maqedoni, si dhe bashkëpunimin e mundshëm të këtyre dy partive në të ardhmen. Po ashtu, kreu i BESËS i njoftoi këto dy subjekte me platformën e Lëvizjes “Ridefinimi”.

Njëkohësisht u diskutua edhe për mënyra të tjera të domosdoshme të reagimit ndaj një regjimi sikurse është qeverisja VMRO – BDI, ndërkaq kryetari Kasami e njoftoi për pjesëmarrjen e Lëvizjes BESA në marshin protestues të paralajmëruar nga Këshilli Opozitar më 9 Maj, me moto Drejtësi, Demokraci dhe Dinjitet – D.

Të gjitha palët u dakordësuan se takime të këtilla në frymë miqësore duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

protesta-9-MAJ-2016-banner (1)

Komentet

Leave a Reply

Top