Kasami: Shqiptarët po tradhtohen, BDI po luan lojën anti-amerikane të VMRO-së

0-5.png

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në emisionin INTERVISTA tha se dorëheqjet e ministrave të BDI-së nga Qeveria, janë një hap që e bën VMRO-DPMNE duke shfrytëzuar BDI-në, për të bërë presion mbi faktorin si të brendshëm por edhe ndërkombëtarë për të bërë kalkulime për datën e zgjedhjeve.

“Në këtë drejtim VMRO-DPMNE ka dy opsione, të ketë zgjedhje më 5 qershor ose të rikthehet qeveria politike me në krye Nikolla Gruevski dhe të mbahen zgjedhje të rregullta kur janë paraparë”, deklaroi kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Sipas tij BDI po luan rolin që i jep mundësi VMRO-DPMNE-së që në zgjedhje duhet të shkohet më 5 qershor.

“Shqiptarët edhe njëherë po tradhtohen nga partia të cilës ja dhanë votën që t’i përfaqëson ata. Edhe më tej kjo parti po del që është e kapur nga parteri i saj i koalicionit. Në vend që të përfaqësoj shqiptarët, në orientimin e tyre euroatlantik ajo edhe më tutje po tregon se është në krahun e atyre që janë kundër interesave të parterëve tanë strategjik siç janë SHBA dhe BE.”, ka thënë Kasami duke shtuar se BDI edhe më tutje e luan lojën antiamerikane të Nikolla Gruevskit.

Ai shtoi se BDI-ja nuk ka reaguar për plotësimin e kushteve të Marrëveshjes së Përzhinos siç janë rregullimi i çështjes së mediave dhe pastrimi i Listës Zgjedhore duke mos kontribuar që zgjedhjet e 5 qershorit të jenë të lira dhe demokratike.

Duke folur mbi përgjimet e publikuar në opinion ku dëgjohet funksionar të lartë të BDI-së, Kasami tha se për Lëvizjen BESA, privatësia e çdo individit është e shenjtë. Sipas tij një fakt që duhet potencuar në këto përgjime është se personat në fjalë nuk janë qytetarë të thjeshtë, por njëri nga anë është edhe personi i parë shqiptarë në Maqedoni në bazë të funksionit që ushtron.

“Parashtrohet pyetja nëse ky person nuk pati mundësi që të mbroj vetveten nga kjo aparaturë shtetërore si mundet që ky person të ju garantoj qytetarëve të Maqedonisë se janë të sigurt se janë nga ky keqpërdorim i institucioneve shtetërore nga një grup i ngushtë i njerëzve në pushtet të cilët i kanë kapur institucionet shtetërore dhe i shfrytëzojnë për interesa politike dhe interesa klanore”, deklaroi kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
Sipas tij këto mesazhe që tentohen të jepen nga disa qendra që nuk ja duan të mirën shqiptarëve janë të rënda dhe mesazhe problematike dhe për këtë arsye ata si Lëvizje e dënojnë si akt i publikimit të këtyre përgjimeve.

“Edhe përkundër faktit se ka pasur tentime që për publikimin e këtyre mesazheve private të akuzohet edhe Lëvizja BESA me pa të drejtë, ne i kundërshtojmë rrepat këto tentime. Sepse ne vlerësojmë se kjo ka të bëj me përçarjen brenda subjektit politik, me luftën klanore që bëhet brenda saj për pozicionim nëpër postet partiake”, shtoi Kasami duke thënë se ata kërkojnë nga institucionet shtetërore në veçanti nga Prokuroria Publike, që rasti të zbardhet sa më shpejt./Shenja

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top