Loading...

Katastrofë për Mavrajn, merr një goditje tjetër nga Hamburger

mavraj-koln-2-582x358.png

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, po kalon sezonin e tij më të keq në karrierë. Kalimi te skuadra e Hamburger-it në sezonin e shkuar ishte shumë i suksesshëm, pasi futbollisti u kthye në titullar të rëndësishëm, ndërsa ndihmoi në shpëtimin e skuadrës së HSV-së. Ky vit ka qenë shumë i vështirë për futbollistin me origjinë shqiptare, por dhe për ekipin gjerman që duket se nuk ka asnjë mundësi të shpëtojë.

Mbrojtësi 31-vjeçar u dënua nga trajneri Christian Titz që të stërvitet me ekipin e të rinjve. Shqiptari nuk lejohet që të stërvitet më me skuadrën e parë, por vetëm me të rinjtë. Trajneri gjerman e arsyetoi vendimin e tij me gjendjen e tij fizike dhe përformancat e dobëta, por nuk është kështu. Lojtari ka patur probleme me drejtuesit e klubit dhe me trajnerin, debatet e tyre kanë bërë që ai të dënohet.

Ekipi i Hamburger-it ka marrë vendimin e ri për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare. Mavraj nuk mund të luajë ndeshje me ekipin e të rinjve. Ai do të stërvitet, por nuk do të ketë minuta loje në këmbë, pavarësisht se mund të bëjë diferencën me skuadrën e të rinjve. 31-vjeçari nuk u grumbullua nga trajneri i të rinjve në takimin e fundit të skuadrës gjermane. Ideja e Hamburger-it është që të mos i zërë hapësirat asnjë lojtari të ri duke luajtur me Mavrajn.

Klubi gjerman nuk ka më asnjë përfitim te shqiptari. Shtatlarti nuk po jep kontributin e tij te skuadra e parë, ndërsa kontrata me të mbaron në verë. Kjo do të thotë se lojtari do të shtyjë dhe këto muaj duke përfituar kontratën e tij dhe do të largohet. Titullari i Shqipërisë duhet të gjejë një skuadër tjetër në verë, ndërsa goditja që mori nga HSV nuk i ka bërë aspak mirë karrierës së tij.

Komentet
Top