Loading...

Kërcënohet sigura e qytetarëve në Maqedoni – VIDEO

shkupi-2014.jpg

Siguria e qytetarëve në vend është e kërcënuar. Gjashtëmujori i fundit ka bërë që qytetarët dhe vetë shërbimi i sigurisë të jenë në një situatë të palakmueshme. Sipas profesorit për çështje sigurie Bashkim Selmani, politika po ul stabilitetin e sigurisë dhe atë institucional.

“Vetë ata që janë të thirrur të kenë gjendjen e sigurisë në nivelin e duhur tani më Maqedonia dita-ditës po i sfidon dhe krijon një amulli ose një situatë të pasigurt për vetë qytetarin, e para, dhe e dyta, poashtu ka një pasiguri mbarë-institucionale, sepse në momentin që institucionet kanë pasiguri, ajo do të thotë që dyfishohet pasiguria akoma më e lartë edhe te qytetarët”, deklaroi Bashkim Selmani, ekspert për çështje sigurie.

Situata politike ka ndikuar edhe në uljen e numrit të turistëve. Një ndër elementet kryesore që ndikon në vendimin e turistëve për të vizituar Maqedoninë është kriza me refugjatët. Kryetari i Asociacionit për Hoteleri dhe Turizëm, Kërste Bllazhevski thotë se krahasuar me vitet e kaluara, dy vitet e fundit shënohet rënie e numrit të turistëve.

“Për çdo rast, gjatë muajit maj dhe qershor do të kemi ulje të numrit që më vonë është vështirë të përmbushet. Presim që numri i fjetjeve të jetë ngjashëm si vitin e kaluar, duke pasur parasysh se edhe vitin e kaluar patëm problem, këtu kujtojmë ngjarjet e majit. Tjetra pastaj varet nga situata politike dhe nga kriza me refugjatët që shpresojmë të mos përkeqësohet dhe të vazhdojmë sezonin deri në fund”, tha Kërste Bllazheski, kryetar i Asociacionit HOTEM.

Lidhur me rekomandimet e ambasadave të huaja të cilat porosisin për kujdes gjatë vizitave në Maqedoni, profesori për turizëm Naum Emiranovski thotë që për këtë çështje autoritetet e vendit duhet të jenë më të kujdesshëm.

“Konsideroj se grupet e interesit të turizmit është shumë me rëndësi të kushtojnë vëmendje të veçantë që t’i bindin turistët, të cilët paraqiten në tre kategori në vendin tonë. Kategoria e parë është se kemi tradicionalizëm të vizitës së turistëve holandezë, kategoria e dytë është se ata turistë që vijnë këtu janë mishëruar me Ohrin dhe e treta është se në përgjithësi Holanda bën pjesë në vendet e para të vendit për nga numri i turistëve të cilët paraqesin një zonë të rëndësishme dispersive”, u shpreh Naum Emarinovski, profesor i turizmit.

Turizmi mund të ndikojë drejtpërdrejt në bilancin financiar dhe zhvillimin ekonomik të vendit, por gjëja e parë që shikojnë vizitorët e huaj, është çështja e sigurisë dhe stabilitetit të vendit. Përveç Ambasadës holandeze, e ajo britanike dhe amerikane kanë paralajmëruar shtetasit e tyre që në rast se vendosin të vizitojnë Maqedoninë, të bëjnë kujdes dhe të mos përfshihen në protestat qytetare, sepse ka mundësi që situata të përshkallëzohet dhe dikush të pësojë lëndime të ndryshme.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media