Loading...

Kërçova e mbështet fuqishëm Rilindjen me BESË

thumbnail_viber-image2.jpg

Sonte Rilindja me BESË ka zbarkuar në Kërçovë ku ka realizuar takime me banorët e kësaj zone, të cilët i kanë mirëpritur përfaqësuesit e Rilindjes me BESË.

Bartësi i listës zgjedhore në njësinë e pestë i Rilindjes me BESË, Arben Labënishti ka thënë: “Premtimet e politikanëvë të korruptuar janë vetëm mashtrime për ta ruajtur (rimarrë) pushtetin, për interesat e tyre të ngushta, të cilat sjellin regres, përseritje të historisë së vjetër! Përkulja dhe bashkëjetesa me këta politikanë na le të shfrytezuar, të nëpërkembur, pa liri dhe dinjitet! Është koha që me votën tonë ta ndeshkojmë politikën e korruptuar dhe destruktive. Ejani së bashku më 11 dhjetor ta kurorëzojmë fitoren e “Rilindje me BESË”, duke rrethuar numrin 10-të! Kjo është e vetmja mundësi për ta ndeshkuar politikën klanoro-sunduese dhe për të sjell në drejtim një politikë të përgjegjëshme udhëheqëse, shërbyese të popullit! O sot, o kurrë!”

Lulzim Aliu nga Rilindje me BESË ka deklaruar se: “Po ashtu duhet të flasim edhe në emrin e të gjithë të burgosurve të pafajshëm që BDI-ja së bashku me pushtetin në të cilin është bashkëqeverisës i mbanë me pa të drejtë të mbyllur dhe nuk dëgjon zërin e tyre, zërin e pafajësisë, por është në anën e VMRO-së dhe gjyqeve të kurdisura. Të ngremë zërin ne për familjarët e Rastit të Sopotit, për familjarët e Rastit Monstra, për familjarët e Lagjes së Trimave. A e dini se përse BDI-ja nuk flet për këto dhe pengon tjerët që të flasin për këto? Sepse ajo është e kapur nga Magjar Telekomi; Sepse ajo dhe familja rreth saj janë të kapur nga subvencionet për bujqësi e blegtori; Sepse ajo dhe familja rreth saj janë të kapur nga tenderët për hidrocentralet apo për energji diellore. Andaj kërkoj nga Ju, që më 11 dhjetor të rrethoni numrin 10 dhe të vlerësoni me 10-she kandidatë më të mirë që ofron Koalicione “Rilindje me BESË”, ata që janë më të mirët, më të diturit, më të ndershmit, dhe më të moralshmit. Këtë vendim për Ju dhe të ardhmen e familjes Tuaj duhet ta merrni tani. O sot, o kurrë!”

Kandidati i Rilindjes me BESË, Mazllam Osmani ka deklaruar se fitorja e BESËS do të nisë prej në Kërçovë. Më 11 dhjetor do të ndodhë ndryshimi i madh, rrugët e drejta dhe të sinqerta janë të vështira, por ne do të jemi fitimtarët. Në Shkup në Vip Arena ata e panë me sy humbjen, kurse ne fitoren, sepse jemi këtu për të mirën e përgjithshme.

Ndërsa kanditari tjetër i Rilindjes me BESË, Mefail Zendeli në fjalën e tij ndër të tjera pohoi se puna e pandalshme e aktivistëve të Rilindjes me BESË, ka bërë që sot të ndjehemi krenar se çfarë vlerash përfaqësojmë përmes platformës tonë.

Skender Rexhpi – Zejd nga Rilindje me BESË, tha se nga Kërçova po fillon ndryshimi dhe shpresa e të ardhmes. Ai ka shtuar se rinia intelektuale shqiptare në Maqedoni është e rreshtuar me Rilindjen me BESË, pasi aty është rruga e drejt për ta Ridefinuar këtë shtet të ndërtuar mbrapsht, duke porositur se vota për numrin 10-të është votë për dinjitet dhe mirëqenie shqiptare!

Fadil Zendeli kryetari i RDK-së, në këtë tubim ka theksuar se ky koalicion do të dalë fitimtarë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, pasi kemi platformën që ofron zgjidhje për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët në Maqedoni.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media