Kërçovë: Rrahen për kazino, mysafiri dhe sigurimi

kercove.jpg

Policia në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër gjashtë personave, për shkak të pjesëmarrjes në rrahje.

Paditë penale janë ngritur ndaj S.B (43), A.P (48), A.M (31), R.V (50), A.B (24) dhe M.A (26).

Më 29 tetor në afërsi të pompës së benzinës në fshatin Trapçin Doll në Kërçovë, ka ndodhur konflikt verbal mes S.B dhe A.P – i cili një natë më parë ka thyer një aparat të lojërave të fatit në kazinon “Aladin” në Kërçovë.

Pas kësaj S.B i cili ka qenë pronar i agjencisë që ka siguruar kazinon ka sulmuar fizikisht A.P. Më vonë në rrahje janë përfshirë edhe të paditurit tjerë të punësuar në agjencinë për sigurim, të cilët kanë goditur A.P.

Rrahjen e kanë ndërprerë zyrtarët policor, ku A.P është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm dhe i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Ndërsa për shkak të seriozitetit të lëndimeve ai është transferuar në Qendrën Klinike në Manastir.

Komentet
Top