Kërkohet zgjidhje jo të bëhet politik në komunën e Bogovinës

13713264_654899857997377_1445699707_n.jpg

Nëpërmjet kësaj letre të hapur drejtuar deri tek qytetarët dhe këshilli komunal desha të shpreh keqardhjen time për gjendjen aktuale në komunën e Bogovinës.
Më vjen keq që dikush për interesa personale dhe partiake të luajë një lojë të rrezikshme si kjo, në kurrizin e 500 familjeve, të cilët janë duke paguar faturën e këtij cirku. Është shumë e turpshme dhe aspak njerëzore që në këto momente delikate të bëhen gara politike në një institucion publik. Pasi mbrëmë nga një kanal televiziv u përhapën disa dezinformata kinse unë Kurtali Kurtishi paskam garuar për postin e ushtruesit të detyrës kundër kandidatit Hasan Sejfullahi dhe se rezultati paska dalë barazim. Kjo është renë e kulluar nga ato persona të cilët i lanë 500 familje pa rroga në festën e Fitër Bajramit.
Pas thirrjeve të vazhdueshme që më janë bërë është e vërtetë që unë kam ofruar kandidaturën time si ushtrues detyre i PAVARUR vetëm për të zgjidhur këtë ngërç politik por akoma nuk kam garuar. Ju e dini shumë mirë kolegë të nderuar që plot dy vite jam larguar nga politika dhe nuk e kam ndërmend të përkrah ngjyra partiake, por për shkak të këtyre problemeve duhet të gjejmë një gjuhë të përbashkët.
Shpresoj që sa më shpejt të mbahet seanca e radhës dhe ta zgjidhim këtë problem.
Për fund ua kujtoj hadithin e Pejgamberit a.s.: “Kur t’i jepet pozita atij që nuk e meriton, prite Kijametin”. pra ju jeni ata të cilët do ta vendosni se çka do të zgjedhni dhe mos harroni se do të jepni llogari para Zotit.

Me respekt

Kurtali Kurtishi

Komentet
Loading...
Top