Këshillat për të hequr dhjamin e barkut

dhjami-i-barkut.jpg

Në rast se jeni nga ata persona që e shijojnë jetën e natës, me punë apo dëfrim, duhet të ndryshoni. Kur bioritmi juaj është “i fikur” të gjithë kanë tendenca të hanë më shumë. Kur jeni të lodhur prodhoni më shumë grelin, e cila shkakton dëshirën për sheqerna dhe ushqime të tjera që shtojnë dhjam. Mangësia e gjumit mund të ndryshojë edhe prodhimin tuaj hormonal, kjo ndikon mbi sasinë e kortizolit, e cila shkakton ndjeshmëri ndaj insulinës, të gjitha arsye kryesore në shtimin e dhjamit të barkut. Një nga gjërat më të mira që mund të bëni për trupin tuaj është të bëni të paktën 7 orë gjumë çdo natë.

Shpërthime të shkurtra energjie
Si ta kuptojmë këtë? 1 000 ushtrime barku çdo natë është një garanci më shumë që të keni muskuj të fortë barku, ndoshta më të fortë sesa duhet (kush bën 1000 ushtrime barku çdo natë?!), por kjo nuk është ajo që dëshironi, sepse muskujt tuaj do të forcohen dhe mbi ta do të jetë dhjami i barkut. Në vend të ushtrimeve të barkut, bëni ushtrime fizike që vënë në punë disa grupe muskujsh njëherësh dhe vazhdimisht punoni me sistemin tuaj kardiovaskular. Provoni pompën statike, kjo bëhet duke e vendosur veten si në pozicion për pompa, por parakrahët i keni të vendosur në tokë dhe më pas qëndroni në vend. Në rast se qëndroni dot për të paktën 30 sekonda, atëherë përpiquni ta kryeni këtë ushtrim 3-4 herë, në rast të kundërt… luftoni për atë 30-sekondësh. Ecja në këmbë për të paktën 20 minuta çdo ditë gjithashtu është diçka e mirë.

Armiku juaj është sheqeri
Lufta me dhjamin e tepërt është në 80% të saj ditë e shëndetshme. Ulini kaloritë duke konsumuar më shumë proteina, zarzavate dhe fruta. Mos konsumoni ushqime të shpejta, të skuqura dhe të dendura në sheqer. Nëse vërtet nuk u rezistoni të ëmblave, konsumoni tërshërë me mjaltë, rrush apo fruta të tjera të ëmbla. Fruktoza është një sheqer disa herë më i shëndetshëm sesa glukoza. Një hile e vogël që mund të bëni është të hidhni pak kanellë në kafenë e mëngjesit apo edhe qumësht, pasi ajo ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak. Gjithashtu, ngadalëson ritmin me të cilin ushqimi del nga stomaku, duke dhënë ndjesinë e të qenit të ngopur për një kohë më të gjatë.

Vitamina C
Siç u përmend edhe më lart, kur jeni të stresuar trupi juaj sekreton më shumë kortizol. Vitamina C ndihmon në baraspeshimin e kortizolit. Përveçse një agjent i mirë kundër të ftohtit, vitamina C është thelbësore për prodhimin e karnitinës, një element që kthen yndyrat në energji. Disa ushqime me vitaminë C, përveç agrumeve, janë specat, lakra jeshile dhe kivit.

Hani yndyra
Duhet të hani yndyra për të djegur dhjamin. Siç u përmend edhe më lart, sheqeri është shkaktar i dhjamosjes dhe jo yndyrat. Sigurisht, jo të hamë dhjam nga mish i sapopjekur, por yndyra të shëndetshme, si ajo e peshkut, vajit të ullirit apo bajameve, arrat etj. Një dorë e mirë nga ushqimet e pasura me yndyra të pangopura kanë shumë nutrientë dhe do t’ju mbajnë të ngopur gjatë ditës.

Ulni ritmin e frymëmarrjes
Kjo është një metodë shumë e thjeshtë, të cilën mund ta praktikoni gjatë gjithë ditës. Sa herë që e ndieni vetën të tensionuar apo në siklet, ulni ritmin e frymëmarrjes. Shumica e njerëzve kur janë nën presion kanë një ritëm të shpejtë frymëmarrjeje ose nuk mbushen sa duhet me frymë. E rëndësishme është të bënë një frymënxjerrje të ngadaltë. Duke përdorur këto praktika, ju nuk do të influencoheni nga stresi i punës apo një konflikti të çastit dhe do të ndihmoni edhe veten tuaj emocionalisht gjithashtu!

Gështenja mbron shëndetin e njeriut
Gështenja është frut i shëndetshëm me të mira të dyfishta që e mbrojnë shëndetin e njeriut. Ka vlerë të madhe kalorike dhe energjitike dhe rekomandohet si shtesë në ushqimin e fëmijëve, tek të rriturit dhe për të gjithë personat që kanë punë të mundimshme fizike dhe intelektuale. Kombinimi i kalciumit dhe fosforit i forcon dhëmbët dhe kockat, kurse gështenja e butë është e mirë për sistemin nervor. Për dallim prej arrave dhe bajameve, gështenja përmban nivel më të ulët të yndyrave dhe është i vetmi i këtij grupi që përmban vitaminën C. Gështenja përmban edhe shumë minerale, si kalium, fosfor, kalcium, magnez dhe hekur. Përmban edhe vitamina të grupit B, si edhe vitaminat A dhe C. Meqenëse gështenja është e pasur me kalium, ndihmon gjatë mjekimit të sëmundjeve të veshkave dhe të gjakut. Hahet kur është e pjekur, kurse që të zihet më lehtë duhet të anashkalohet kombinimi me ushqim tjetër. Gështenja e zier ka shumë përbërje minerale, ndërsa gështenja e pjekur ka vlerë më të madhe energjetike, proteina, si dhe dyfish karbohidrate. Kurse gështenja e egër, përkatësisht fruti dhe lëvozhga e saj kanë zbatim të gjerë në mjekësinë alternative. Përdoret për mjekim të reumatizmës, përdoret si diuretik, për uljen e ënjtjeve dhe infektimeve të ndryshme. Sidomos përdoret edhe në përbërjen e shumë preparateve kozmetike për lëkurën e flokëve dhe fytyrës, për shkak të efekteve të saj qetësuese mbi organizmin.

Komentet

Leave a Reply

Top