Këta janë 10 sportistët më të paguar në botë – FOTO

20160416154727853646.jpg

Floyd Mayweather është sportisti më i paguar për vitin 2015. Kjo është ajo që rezulton në klasifikimin e revistës prestigjioze Forbes me 100 sportistët, të cilët kanë përfituar më shumë vitin e kaluar.

Sipas kësaj reviste, në 2015 të ardhurat totale që siguruan këta sportistë arriti në 3.2 miliardë Dollarë shifër kjo 17 përqind më e lartë se ajo e vitit 2014. Në përpilimin e këtij klasfikimi, Forbes është bazuar te pagat, shpërblimet dhe të ardhurat nga sponsorizimi, transmeton tch.

Boksieri Mayweather është në krye me të ardhura prej 300 milionë Dollarë, 285 milionë nga pagat e bonuset e 15 milionë Dollarë nga sponsorët. Në vendin e dytë gjendet një tjetër boksier, Mani Pakiao me 160 milionë dollarë, ndërkohë që podiumi plotësohet nga Cristiano Ronaldo me 79.6 milionë dollarë i ndjekur nga rivali i tij Lionel Messi me 73.8 milionë.

Në listën e sportistëve më të paguar për vitin 2015 përfshihen edhe Roger Federer, Lebron James, Kevin Durant e Fil Mikelson. Në fund të listës së 10 sportistëve me përfitimet më të larta financiare janë Tiger Woods dhe Kobe Bryant.

Lista:

10 – Kobe Bryant

9 – Tiger Woods

8 – Phil Mickelson

7 – Kevin Durant

6 – LeBron James

5 – Roger Federer

4 – Lionel Messi

3 – Cristiano Ronaldo

2 – Many Pacquio

1 – Floyd Mayweather

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top