Këto do të jenë karakteristikat e fuqishme të Galaxy Note 8

auto_galaxy1502962644.jpg

Mund të jetë jo më shumë se një javë deri në zbulimin zyrtar të Samsung Galaxy Note 8, por fableti i Samsung është tashmë parë shpesh në listat krahasuese të pajisjeve mobile.

Pajisja me Exynos 8895 u shfaq në Geekbench dhe GFXBench ndërsa versioni i Snapdragon 835 doli në AnTuTu dje.

Shumica e specifikave ishin tashmë të rrjedhura, por le të kemi një përmbledhje të shpejtë të asaj që pritet të vijë bashkë me Note 8.

Procesori Exynos 8895 do të çiftëzohet me 6 GB RAM dhe 64 GB memorie, edhe pse versione të tjera me hapësira të brendshme të ndryshme janë ende një probabilitet për disa tregje. OS i telefonit me numrin e modelit SM-N950F është Android 7.1.1 Nougat.

Rezoluta ka raportin e Infinity Display prej 2220 x 1080 piksel, e cila është cilësimi i parazgjedhur. Ju mund të shkulni pak për të arritur maksimumin 1440 x 2960 piksel nga menyja e Samsung.

AnTuTu nuk ofron informacion rreth kapacitetit të baterisë, por rrjedhjet tashmë sugjerojnë se do të përdorë një bateri prej 3,300 mAh

Komentet
Top