Këto janë humbjet me të thella të Barcelonës në Champions

auto_46882_telesport-al_2017-650x3801487156601.jpg

Barcelona ka përjetuar mbrëmë, në “Parc des Princes”, një prej humbjeve më të rënda në garat europiane. Poshtërimin 4:0 nga PSG-ja askush në kampin katalanas nuk mundet ta sqarojë se si ndodhi. Gjithçka tej parashikimeve dhe pritshmërive edhe të vetë kampionëve francezë në fuqi. Megjithatë, gjatë historisë së saj, skuadra blaugrana ka pësuar edhe disa humbje të tjera të thella. Më 23 prill 2013, ajo u shkatërrua nga Bayern Munih në “Alianz Arena”, në ndeshjen e parë gjysmëfinale (4:0) të Champions League, raporton telesport. Ju kujtojmë edhe finalen e vitit 1994, në Athinë, kundër Milanit. Edhe atëherë katalanasit mundeshin 4:0. Gjithashtu, edhe në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për klubet në Europë, më 5 nëntor 1997, në Katalonjë, Barcelona u turpërua nga Dinamo Kiev (4:0). Më poshtë, përmes videove, ju risjellim në kujtesë të gjitha humbjet e thella të skuadrës blaugrana.

Komentet
Top