Këto janë kushtet për marrjen e lejes për armë

pistolet_kercenim.jpg

Shkup – Më 12 prill skadon afati për ndërrimin e lejeve për mbajtje të armëve dhe deri në afatin tjetër qytetarët dhe personat juridik të cilët posedojnë armë me formularët e vjetër, kanë për detyrë të dorëzojnë kërkesë për rinovimin e tyre, shkruan gazeta KOHA. Në qoftë se nuk e rrespektojnë afatin ligjor në përputhje me ligjin, poseduesit do të ballafaqohen me gjobë prej 600 deri 1.000 euro, si dhe me masa të veçanta për marrjen e armëve. Edhe pse MPB deri më tani disa herë publikisht ju bëri thirrje qytetarëve që në afatin ligjor t’i ndërrojnë lejet e vjetra me të reja, megjithatë pjesëmarrja është nën pritjet e parapara, sidomos në Shkup. Siç ka sqaruar për gazetën “Vest” sekretarja shtetërore në Ministrisë për punë të brendshme Sanja Dimirievska, ndërrimi i lejeve të vjetra me formularët e ri për armët është e nevojshme me qëllim që të rritet kontrolli dhe rrjedha e armëve në vend, por edhe të bëhet harmonizimi i legjaslacionit vendas me direktivat e BE-së dhe me standardet ndërkombëtare për armë të vogla dhe të lehta. Lejet e reja për armë do të kenë pamje të re dhe do të vlejnë 10 vite dhe jo si më parë kur vlefshmëria e tyre ishte e pakufizuar. Personat më të moshuar se 65 vjet do të mund të fitojnë leje në afat prej pesë vjetëve. Me kërkesën për ndrim të lejes, aplikuesit duhet të dorëzojnë edhe kopje të lejes së vjetër për armë dhe e njëjta do të dorëzohet për shqyrtim. Në periudhën nga 1 janari i vitit 2007, kur është sjellë ligji, e deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar, gjithsej janë regjistruar 40.974 armë, gjegjësisht 24% nga armët e përgjithshmë të regjistruara para se të hyjë në fuqi Ligji për armëmbajtje. Vitin e kaluar, sipas të dhënave të policisë, personave fizik u janë dhënë 2.443 leje për armë, kurse 40 leje kanë fituar personat juridik. “Ju bëj apel qytetarëve dhe personave fizik të cilët ende nuk e kanë kryer këtë obligim, të aplikojnë sa më shpejtë për të respektuar afatin ligjor”, ka deklaruar Dimitrievska. Rregullativa ligjore parashikon disa detyrime për mbajtësit e armëve. Pronari apo përdoruesi i armës, i cili ka leje për mbajtje, është i obliguar ta mbajë të njëjtën në mënyrë që nuk do të rrezikojë sigurinë personale dhe sigurinë e të tjerëve. Armën me leje pronari nuk mund ta mbajë kudo, përveç se në shtëpinë e tij, respektivisht tarracë dhe makinë. Pronari apo përdoruesi i armës ka për detyrë që transferimin e armës ta bëjë në mënyrë që arma, nëse teknikisht është e mundur, duhet të jetë e çmontuar, gjegjësisht karikatori të jetë i ndarë nga mekanizmi për mbyllje, ndërsa nëse nuk është e mundur, municioni të jetë i ndarë nga arma. Përsoni i cili mbanë armë është i obliguar me vete të mbajë edhe lejen për armë. Kërkesat për ndrimin e lejeve të vjetra me ato të reja, poseduesit e armëve duhet t’i dorëzojnë në stacionet e afërta policore, varësisht nga vendbanimi apo selia e firmës, nëse bëhet fjalë për persona juridik. Për çdo armë paguhen 200 denarë, në pajtueshmëri me Ligjin për taksë administrative, ndërsa pagesa e taksës mund të bëhet në bankë dhe në postë.

 

KUSHTET PËR MARRJEN E LEJES DHE POSEDIMIN E ARMËS

Që të mund një person fizik të fitojë lejen për të marrë armë, është i detyruar paraprakisht të dorëzojë kërkesë personalisht deri te MPB si dhe t’i plotësojë këto kushte:

-Të jetë person i rritur;

-Të ketë aftësi të plotë ligjore për veprim;

-Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore për posedimin dhe mbajtjen e armës;

-Të ketë arsyetim për posedimin e armës;

-Të jetë shtetas i RM-së;

-Të ketë kryer testin përkatës, obligativ.

Personat juridik të cilët kryejnë veprimtarinë e sigurimeve private, të cilët ofrojnë shërbime apo sigurim privat për nevoja personale, me armë mund të furnizohen në bazë të lejes për mbrojtjen e individëve dhe pronës, apo kryerjen e funksionit për sigurim të personave dhe pronës. Miratimi për marrjen e armëve sportive dhe armëve të gjuetisë mund t’u jepet edhe shoqatave të qitësve dhe të gjuetarëve, si dhe personave juridik, shfrytëzues të terrenit për gjueti.

Komentet
Top