Loading...

Këto janë marrëveshjet e bashkëpunimit mes qeverive së Shqipërisë dhe Maqedonisë

big_376a5371.jpg

Marrëveshjet e nënshkruara sot, mes Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në kuadër të takimit të parë midis dy qeverive:

1. Deklaratë e përbashkët ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z. Edi Rama dhe Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë SH.T.Z Zoran Zaev në kuadër të takimit të parë ndërqeveritar Shqipëri – Maqedoni.

2. Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çojnë në terrorizëm.

3. Plan për bashkëpunim dhe konsultime ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

4. Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë, mbi forcimin e bashkëpunimit në fushën e kontrollit të brendshëm.

5. Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Republikës së Shqipërisë dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media