Loading...

Këto janë përforcimet e mundshme të Shkëndijës

shqipmedia.jpg

Ferhan Hasani u kthye në Shkëndijë. Ky lajm dje dha jehonë të madhe tek opinioni i futbollit të Maqedonisë. Më parë Shkëndija solli edhe Besart Ibraimi, e ktheu në rradhët e saja edhe Çuçulin si dhe Shpëtim Duro, me të cilin ekipi shënonte rezultate të shkëlqyera. Dhe kjo nuk është e gjitha nga Shkëndija. Do të ketë edhe përforcime të reja, ndërsa një pjesë e tyre tashmë kanë rënë dakord.

Transferimi i futbollistit Marjan Radeski nga Metalurgu sipas të përditshmes “Ekipa” tashmë është rënë dakord dhe promovimi i tij do të bëhet me datë 29 qershor. Sipas informatave jozyrtare Shkëndija do të duhet të paguajë 200.000 euro dëmshpërblim.

Udhëheqësia e Shkëndijës është në negociata intenzive me disa lojtarë tjerë dhe gjatë ditëve në vijim pritet të bëhet edhe promovimi i Muhamed Demiri, futbollisti i cili largohet nga klubi zviceran Seint Gallen.

Mirëpo kjo nuk është e gjitha. Shkëndija ka hyrë në negociata serioze edhe me futbollistin Daniel Mojsov. Gjithashtu janë kryer disa bisedime edhe me portierin Martin Bogatinov.

Poashtu në kombinim janë edhe dy lojtar nga Mali i Zi, ndërsa pritet përgjigje edhe nga Gjelbrim Taipi i cili luan në Zvicër. Një ardhje tjetër mund të jetë edhe Bujamin Shabani nga Partizani i Tiranës./Shqipmedia

Komentet

Leave a Reply

Top